Dekreti i Presidentit/ Zëvendësimi i Konit me Dostin, si e shkeli ligjin ministrja e Arsimit

0
95

Presidenti i Republikës Ilir Meta rrëzoi sot propozimin e qeverisë për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, i cili aktualisht është i pezulluar dhe dekretoi rikthimin e tij në detyrë menjëherë.

Ndërkohë në një relacion shoqërues, kreu i shtetit shpjegon dhe arsyet e këtij vendimi, duke renditur ndër të tjera dhe shkeljen e rëndë ligjore që sipas tij ka konsumuar ministrja e Arsimit, Besa Shahini me caktimin e Bernard Dostit në detyrën e Mynyr Konit.

“Mospërputhje ligjore me urdhrin nr.223, datë 12.04.2019 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë për pezullimin nga detyra të Rektorit të UT-së.

Në pikën 3 të këtij akti, Ministri i Arsimit ka urdhëruar: “Caktohet zoti Bernard Dosti me detyrë Zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës që të zëvendësojë rektorin e pezulluar, deri në përfundimin e çështjes me vendim të formës së prerë”.

Kjo vendimmarrje e Ministrit të Arsimit është në kundërshtim të hapur dhe flagrant me parashikimet kushtetuese dhe me vetë ligjin nr.80/2015, i cili nuk parashikon asnjë të drejtë të Ministrit të Arsimit, që të komandojë apo të caktojë një Zëvendës rektor, që të ushtrojë në këtë rast kompetencat e rektorit.

Neni 39, pika 10 e ligjit nr.80/2015, parashikon se “Në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante ose të shkeljeve të rënda të ligjit, të pamundësisë për të kryer detyrën dhe për rastet e parashikuara në Kodin e Etikës së institucionit të arsimit të lartë, ministri pezullon rektorin dhe i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin e tij, i cili shprehet brenda një muaji. Në rast se Presidenti i Republikës nuk shprehet brenda këtij afati, propozimi i ministrit konsiderohet i miratuar në heshtje. Pas dekretimit të shkarkimit, ministri shpall zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve nga data e shkarkimit.”

Pra kjo dispozitë nuk parashikon se cili është autoriteti që vendos mbi komandimin apo caktimin e një zëvendësuesi për të realizuar detyrat e rektorit kur ai pezullohet. Kjo mungesë e parashikimit në këtë nen të ligjit, nuk mund t’i japë të drejtë Ministrit të Arsimit, pra një funksionari politik që të komandojë në detyrën e rektorit një funksionar tjetër me një afat të pacaktuar”, – argumenton ndër të tjera Presidenti Meta në dekretin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here