Pas Vulës, zbulohet deputeti i parë që mund të kalojë nga Basha te Berisha

0
127

Lulzim Basha nuk është shprehur ende me një qëndrim zyrtar për rrugën që do të ndjekë ajo që deri para vendimit të sotëm të Apelit, njihej si PD zyrtare, e drejtuar prej tij.

Përveç faktit se nuk do të komentojë vendimet e gjykatave, Basha pas mbledhjes së grupit e la mister fatin e deputetëve që i kanë qëndruar pranë, ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kryesia dhe Kolegji i Kryetarëve mbrëmjen e sotme.

Tashmë që vula i kaloi Sali Berishës dhe betejës 3-vjeçare mes dy formacioneve në dyert e gjykatave iu erdhi fundi, me kuriozitet pritet nëse do të ketë një kapërcim të mundshëm nga grupi i Bashës drejt PD-së së Berishës.

Gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj zbuloi në “Ditar” edhe deputetin e parë nga radhët e formacionit të Bashës që e ka lënë të hapur derën për një kalim te Berisha.

“Në bazë të kësaj vendimmarrje do të ketë dhe vendime personale, ku deputetët do të shprehen nëse do të vijojnë aktivitetin politik nën logon e PD ose jo. Basha ka lënë të kuptohet para nisjes së mbledhjes e mund të ketë një vendimmarrje rreth krijimit të një force të re politike. Kreshnik Çollaku pati një mendim pak më ndryshe se kolegët e tij duke thënë se jam deputet i PD dhe do të vijoj të jem deputet i PD, duke nënkuptuar kështu se mund të jetë i pari që do të kapërcejë gardhin dhe të shkojë drejt PD së drejtuar nga zoti Berisha.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here