Berisha: Rikthimet s’janë dëshira personale! E provoi miku i Ramës pasi më pa mua, por mori vetëm 3%

0
165

I ftuar në Zonë e Lirë, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për zhvillimet e fundit në PD dhe mënyrën se si do bashkohet partia pas vendimit të gjykatës për miratimin e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha theksoi se tani demokratët kanë një tjetër mision, atë të bashkimit dhe se hapja e dyerve të PD-së është për të sjellë elitën më të mirë shqiptare si brenda dhe jashtë vendit.

Ish-kryeministri sqaroi edhe njëherë se rikthimi i tij në politikë nuk është një dëshirë personale pasi duhet të piqen disa kushte.

Berisha solli me humor edhe rastin e mikut të Edi Ramës, Jorgo Papandreut në Greqi, i cili provoi të rikthehej në politikë por në zgjedhje mori vetëm 3% të votave.

Berisha: I ftoj të gjithë mbështeësit e mi që në një mision të dytë ti shtrijmë dorën të gjithë atyre demokratëve që u ndanë në këto muajt e fundit.

Hapja e dyerve të PD-së ishte për të sjellë elitën me të mirë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Të gjithë demokratët që kanë investimet e tyre në PD i ftoj të vijnë dhe të shtojnë investimet e tyre.

Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore. Jorgo Papandreu miku i Ramës e vendosi të kthehej në politikë pasi pa që po kthehet Berisha tha pse të mos kthehem dhe unë por mori 3% në zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here