Matura Shtetërore/ Datat e aplikimit për në universitet për maturantët në gjitha qarqet e vendit

0
319

Për të hedhur të dhënat në sistem, maturantët duhet të paguajnë faturën prej 2 mijë lekësh, dhe më pas, nga data 1 deri në 11 gusht 2016 ata do të kenë kohë të plotësojnë formularin e aplikimit online në portalin “Matura Shtetërore”

 

Sejrie Baleta

 

 

Rreth 41 mijë maturantët, të cilët do të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitete publike dhe ato jopublike, më parë duhet të shkarkojnë  nga portali i Agjencisë Kombëtare të Provimeve një faturë me anë të së cilës duhet të paguajnë në banka të nivelit të dytë 2000 lekë. Cikli i parë i studimeve të larta për vitin akademik 2016-2017 për të gjithë maturantët që do të që dëshirojnë të marrin pjesë në garën e pranimit në IAL, do të veprojnë sipas një udhëzimi të bërë nga AKP-ja. Në këtë udhëzim, përcakton hapat se si maturantët do të vijojnë procedurat për aplikimin në institucionet e arsimit të lartë. Për herë të parë në udhëzim përcaktohet se të njëjtat procedura aplikimi do të ndjekin edhe maturantët që do të aplikojnë në universitetet private. Si fillim çdo maturat duhet të këtë bërë aplikimin spranë shkollave përkatëse të mesatares në portalin matura.akp.gov.al. Më tej për të vazhduar aplikimin dhe për të hedhur të dhënat në sistem, maturantët duhet të paguajnë faturën prej 2 mijë lekësh, dhe më pas, nga data 1 deri në 11 gusht 2016 ata do të kenë kohë të plotësojnë formularin e aplikimit online në portalin ‘Matura Shtetërore’, ku kanë të drejtën të zgjedhin 10 degë studimi. Sipas udhëzimit të MAS-it, fituesit do të shpallen nga universitetet, në bazë të kritereve që ata kanë përcaktuar dhe kuotave të pranimit. Pas këtij procesi të kryer me sukses, maturanti/kandidati bëhet pjesë e garës për t’u shpallur fitues në programet e studimit që IAL-të ofrojnë. Procesi i hedhjes në sistemin informatik të notës mesatare (sipas VKM-së Nr. 407, dt.01.06.2016) fillon në shkollat e mesme ditën e premte dt. 29.07.2016 ora 08.30. Kujtojmë se çdo maturant kandidat për hedhjen në sistem të notës së tij mesatare duhet të kryejë sipas radhës veprimet e mëposhtme:

  1. Së pari duhet të shkarkojë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) ëëë.akp.gov.al faturën për arkëtim tek linku fatura për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL, dhe më pas ta printojë.
  2. Me këtë faturë të printuar duhet të paraqitet pranë zyrave të Postës Shqiptare, apo secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh.
  3. Pas kësaj duhet të paraqitet në drejtorinë e shkollës, në të cilën kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z dhe të dorëzojë mandat pagesën.
  4. Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik notën mesatare të tij sipas formulës së përcaktuar me VKM. Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin e aplikimit për në IAL për shkak të mungesës në sistem të notës mesatare. Afati i plotësimit të notave mesatare në sistem është nga data 29.07.2016 ora 08.30 deri 10.08.2015, ora 16.30. Gjithashtu aplikantët për në IAL, për sa i përket afateve të plotësimit të mesatares duhet të kenë parasysh edhe kalendarin e aplikimeve sipas Dar/Za-ve të publikuar në faqen tonë zyrtare. P.sh. maturantët dhe kandidatët e Dar Tiranë kanë si afat plotësimi të mesatares periudhën 29 korrik deri më 3 gusht 2016, meqënëse kjo është edhe data e fundit e aplikimit për maturantët/kandidatët në këtë DAR. Po njësoj për secilin Dar/Za afati i fillimit të plotësimit të mesatares në sistem është data 29 korrik dhe afati i fundit është ajo datë kur kanë të planifikuar ditën e fundit të aplikimit për në IAL.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ngarkohet që brenda datës 16 gusht t’u dërgojë universiteteve listat e aplikuesve për çdo program studimi, dhe më pas ato të bëjnë shpalljen e studentëve fitues në datën 5 shtator 2016. Pranimet në universitet edhe këtë vit do të jenë me dy raunde, duke u dhënë një shans të dytë edhe maturantëve të cilët do të kalojnë me sukses provimet në vjeshtë që të aplikojnë në universitet. Pasi, raundi i dytë i aplikimeve do të bëhet në fund të muajit shtator, pikërisht në datat 23 shtator-1 tetor 2016. Në udhëzimin e MAS-it përcaktohen datat se kur do shpallen fituesit si dhe datat e regjistrimit, të cilat këtë vit për shkak të procedurave të reja do të zgjasin deri në mesin e muajit tetor. Në këtë udhëzim përcaktohet edhe periudha se kur do zhvillohet konkursi i pranimit në ato universitete që i kanë si kusht, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve. Konkurset do zhvillohen në periudhën 20-30 gusht.

 

Raundi  I

Të gjithë kandidatët, për ndjekjen e studimeve në universitetet publike dhe private, në ciklin e parë të studimeve Bachelor, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në portalin e Maturës Shtetërore. Të drejtën të aplikojnë e kanë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, janë pajisur me dokumentacionin ligjor të këtij niveli arsimor, nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program studimi, në universitetet publike apo private, plotësojnë kushtin e notës mesatare 6 të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, si dhe kriteret e vendosura nga universitetet publike dhe private për programet e studimit për të cilat aplikojnë. Si fillim maturantët duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2.000 lekë, në zyrat e postës apo në bankat e nivelit të dytë në llogari të AKP-së. Maturantët mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit e dorëzojnë në shkollat ku kanë kryer plotësimin e Formularit A1/A1Z. Vetëm pas dorëzimit të këtij mandati pagese, sekretaritë e shkollave hedhin në sistem notën mesatare për pranimin e maturantëve në ciklin e parë të studimeve. Afati i fundit është data 10 gusht 2016. Kriteri i notës mesatare 6, nuk është kusht vetëm për ata kandidatë që do të aplikojnë në programet dyvjeçare me karakter profesional. Aplikimi nëpërmjet formularit të aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore, kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti. Kandidatët hyjnë në portal me kredencialet e tyre: ID-ja e kandidatit; emri, atësia, mbiemri; karta e identitetit; e-maili i kandidatit etj., duke zgjedhur deri në 10 programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga 34 universitetet publike dhe jopublike, për vitin 2016-2017

 

Shpallja e fituesve

Sipas afateve që MAS-i ka përcaktuar në udhëzim, AKP-ja brenda datës 16 gusht 2016 duhet që listën e aplikantëve që konkurrojnë në programet përkatëse të studimit t’ua përcjellë universiteteve. Ndërkohë që, brenda datës 30 gusht 2016, AKP-ja ngarkohet që universiteteve t’u përcjellë listën e aplikuesve për çdo program studimi, së bashku me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe tregues vlerësimi të tjerë të nevojshëm për renditjen dhe shpalljen e fituesve nga ana e IAL-ve. Universitetet publike dhe jopublike që në kriteret e tyre kanë përcaktuar konkurs/testime etj., do t’i afishojnë listat e kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit më datë 16 gusht 2016, në mjediset e tyre, dhe do t’i realizojnë këto konkurse në periudhën 20-30 gusht 2016. Brenda datës 4 shtator, këto universitete duhet të hedhin në sistemin informatik pikët e secilit kandidat në konkurrim. “Institucionet e arsimit të lartë e kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues në bazë të kritereve që kanë përcaktuat nga ana e tyre. Universitetet shpallin listat jopërfundimtare të kandidatëve fitues me ID-në e kandidatit, në faqen elektronike brenda datës 5 shtator. Në datën 6 shtator ia dërgon në formë elektronike AKP-së”, përcaktohet në udhëzimin e MAS-it. Pas procesit të ankimimit, në datën 11 shtator universitetet shpallin listën përfundimtare të fituesve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here