Ambasada amerikane e kishte paralajmëruar sulmin me 40 të vdekur në Moskë, Ukraina: Provokim i Putin

0
52

Pak më shumë se dy javë më parë, më 7 mars, ambasada amerikane në Moskë lëshoi ​​një alarm sigurie pasi mori raporte se “ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë, për të përfshirë koncerte”.

 

Në atë kohë, qytetarët amerikanë u këshilluan “të shmangnin grumbullimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”.

 

Ndërkohë, ajo që dihet deri më tani është se disa persona dyshohet të kenë hapur zjarr në sallën Krokus City Hall, përpara fillimit të një koncerti të grupit muzikor, Piknik. Ekipet speciale ruse kanë mbërritur në vendngjarje ku u raportua se 3 persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Në momentin e sulmit qindra persona që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve u evakuuan, ndërsa çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet ndërkohë që brenda ka ende njerëz. Autorët e armatosur, kanë hedhur granatë mes të pranishmëve të cilët të alarmuar kanë vrapuar për të dalë nga salla.

 

Mbi 6200 persona mendohet të kenë qenë në sallën e koncerteve në Moskë kur ndodhi sulmi me armë që shkaktoi 40 të vrarë dhe 100 të plagosur.

Kapaciteti maksimal i “Crocus City Hall”, është 9500 persona. Mediat e huaja shkruajnë se të pranishmit në sallë po ndiqnin koncertin e grupit të famshëm rok rus “Picnic”.

 

Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës po rrit masat e sigurisë pas sulmit në sallën e koncerteve në Krasnogorsk këtë mbrëmje. Stacionet hekurudhore në kryeqytet po rrisin gjithashtu sigurinë.

Ukraina është distancuar nga sulmi i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Moskë, ku mbi 40 persona raportohet se janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

 

Këshilltari i lartë i Presidentit të Ukrainës Zelensky, Mikhailo Podolyak është shprehur se Ukraina nuk është e përfshirë me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus.

 

Në një postim në Telegram, Mykhailo Podolyak tha “le të jemi të qartë, Ukraina nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”.

 

Në një koment të dhënë për mediat e huaja, zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase Andriy Yusov tha se sulmi mund të jetë organizuar nga vetë Putin.

“Tirani i Kremlinit e filloi karrierën e tij me këtë dhe dëshiron ta përfundojë atë me të njëjtat krime kundër qytetarëve të tij”– u shpreh ai.

 

Ende nuk ka një prononcim nga autoritetet ruse se kush mund të fshihet pas sulmit tragjik, ndërsa është raportuar se pas vrasjeve ndërtesa është përfshirë nga flakët për shkak të dy shpërthimeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here