Balla: Dorëzo mandatin, është i PS. Blushi: Ti je i pasur por i shpifur

0
167

Deputeti Taulant Balla, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i ka kërkuar deputetit Ben Blushi që të dorëzojë mandatin, pasi sipas tij ai është mandat i socialistëve dhe jo personal. “Dy deputetë të grupit parlamentar të PS me dëshirën e tyre vendosin të largohen nga grupi ynë, dhe unë në emër të grupit i uroj “Udhë të mbarë”, e madje u them mund të vini të zini vendin e Jozefinës e Saliut, meqë nuk janë këtu. Ti që fole këtu nuk u solle kurrë si socialist. Edhe atë karrige që mban aty e ke qyl, pasi mban mandatin e socialistëve. Duhet ta mbaje atë mandat deri në fund. Nuk e ke tëndin, mandatin tënd shikojë në 2017. Ose ua kthe mandatin, ose mos e mbaj kot. Ti asnjëherë nuk i ke mbështetur socialistët. Kur socialistët protestonin në shesh, ti flisje njëlloj si Saliu. Mua me vjen keq që jeta e një fëmije si Arditi u pre në mes, por ti nuk gjete asnjëherë kohë për të folur për 4 protestues të vrarë në shesh. Po të të kishim vënë ty ministër rilindja do të ishte shumë e mirë. Ke dy vjet që prisje të hiqnin me, por ne nuk të hoqëm dhe ike vetë. Le të ecë Beni vetë, dhe të shohë sa e duan shqiptarët. Edhe kur fole për kanabisin, fole si Saliu. Ministri i brendshëm ka bërë një punë të shkëlqyer me ato që ka pasur mundësi, për të luftuar kanabisin. Sa keq që sot edhe ato që ke thënë vetë në këtë sallë i mohove për 5 minuta. Kjo nuk tregon se je serioz, apo ke një platformë serioze. Në emër të PS kërkojmë që socialistë t’u kthesh mandatin që i ke marrë padrejtësisht”, tha deputeti Balla.

Nga ana tjetër Blushi thekoi se ai ishte i gatshëm që ta linte mandatin e tij, por problemi sipas tij qëndron tek fakti se atë s’ka kush ta marrë, ndërsa theksoi se do ishte i gatshëm që të dilte në zgjedhje me këto kandidat. Me tone ironike deputeti ‘rebel’ iu drejtua Ballës se ka ftuar një ‘tender’ për sharjen e tij, duke shtuar se: “Sa më shumë shan, aq më shumë pasurohesh, por bëhesh më shumë i shpifur”. “Për këtë ditë solemne, duke u marrë me një rilindas, ka nja dy vjet në PS, bëhet një tender që vazhdon përditë. Çdo tender ka një kërkesë. Kush shan më shumë Blushin? Më shumë do jesh më shumë i pasur, por ë shumë i shpifur. E nisur nga keqdashja për atë që vjen, vendos të iki. Çfarë bëhet me mandatin tim. Ç’e dua unë këtë mandat, do ua kisha dhënë, Por pyetja që kam unë për sot është se kujt do ja jap unë këtë mandat? Elvis Rroshit, Armandos, Arben Ndokës, banditëve, që të vinë këtu dhe në këtë vatër. me kë ta shkëmbej mandatin? Përkundrazi, keni parë një njeri që shkon nga pushteti në opozitë? ishin me Saliun, dhe prapa janë me ju. Ne po shkojmë për nderin tonë, nga pushtet në opozitë, por jo me këta, se PD është në qeveri me ju. Ne po shkojmë kundër mashtrimit, se ju thoni e hoqëm Lazaratin, po kanabisi po mblidhet në gjithë Shqipërinë. Për këto i keni harxhuar 1 mln euro, ndaj kam ikur. Më përmende mua 21 janarin, kam folur unë për këtë ditë. Ndërkohë, për Arditin nuk është folur. Kush i çoi pritet në 21 janar. E kam thënë që ditën pas 21 janarit, që s’mund të bëhem pjesë e një ngjarje të tillë, se ju i nxitet e vet rrinit në shtëpi. Kur nuk shkuat për 6 muaj në parlament, na u bllokuan rrogat, por i morët fshehurazi rrogat, morët nga 6 mln lekë. Jeni një kastë e përçmueshme dhe padurueshme. Kushdo që do mandatin tim të vi e të më bindi, jam gati të dal me secilin nga ju. edhe me ty. Të shohim se kush do marrë më shumë vota se unë.”, tha Blushi. Balla: Ajo që të sugjeroj miqësisht është që të paktën ndrysho gjuhën. Mos fol si Luli, por ndryshe. të flasësh si Luli nuk është preket i ri politik, është projekt i shëmtuar dhe më i pashpresë. Sa për marrëdhëniet me votuesit dhe frymëzues, dua të them se më vjen mirë që largohen deputetët turistë që kanë marrë mandatin dhe nuk shkon ë asnjë ditë tek ata që e kanë zgjedhur.

 

BalkanWeb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here