PD kërkesë kryetarit të Kuvendit: Të enjten të miratohen aktet nënligjore për dekriminalizimin, ose do ketë bojkot

0
177

Partia Demokratike kërkon miratimin e akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit seancën e së enjtes, ose në të kundërt do të bojkotojnë Kuvendin.

Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike i ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit një kërkesë për të vënë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit që aktet nënligjore që mundësojnë vënien menjëherë në veprim të Ligjit për Dekriminalizimin të miratohen të enjten, me 25 shkurt.

“Edhe pse sekretari amerikan i Shtetit e cilësoi Dekriminalizimin si histori suksesi dhe si model që duhet ndjekur, Edi Rama vazhdon të ndajë pushtetin me Ndokën, Bushin, Roshin, e së fundmi i hapi rrugën rikthimit në parlament Armando Prengës, i cili me dorën e tij, me armë pa leje, përgjaku qytetarët brenda komisariatit të policisë” thekson PD.

PD thotë se në kushtet kur Edi Rama po dëshmon çdo ditë mungesë vullneti për zbatimin e dekriminalizimit dhe përkrahje të hapur për të inkriminuarit e tij në parti dhe në poste publike, demokratët do të kushtëzojnë çdo funksionim normal të parlamentit me miratimin këtë të enjte të vendimit që vë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here