Belinda Balluku në SPAK/ Bushati: SPAK mund të jetë duke u thelluar te gropat e Veliajt…

0
32

Andi Bushati komentoi paraqitjen e Belinda Ballukut në SPAK, për hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës.

Bushati tha se me gjasë thirrja e Ballukut shkon kundër Veliajt, për shkak të shkresave që ajo ka dërguar për plotësimin e njësisë së zbatimit të projektit dhe Bashkia i ka injoruar, megjithatë ende nuk ka informacion të qartë se përse Balluku është thirrur.

“Kush merret me investigimin e inceneratorit, di lojën që kanë patur aktorët në të gjithë këtë. Kur thërret një aktor, nëse SPAK heton Tiranën dhe thërret Arben Ahmetajn, indicia që më shkon, Ahmetaj ka folur publikisht kundër Veliajt. Atëherë derisa SPAK po e thërret (Ballukun), logjika ma do që të jetë thirrur kundër Veliaj. E tillë mund të jetë interpretimi që i bëjmë kësaj të Ballukut.

Nëse ekziston shkresë, që i kërkon Veliajt të monitorohet puna, prezenca e SPAK do të thotë që SPAk do të thellohet te gropat e Veliajt. Këtë mund ta themi me logjikë, jo se kemi në dorë faktet.

Pra pak a shumë, Veliaj e dinte që aty po vidhej dhe nuk i çonte punonjësit e tij të kontrollonte dhe të mos dilte që po vidhej”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here