Franca dhe Britania marrëveshje që synon t’i japë fund emigracionit të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit

0
139

Britania dhe Franca nënshkruan këtë fundjavë një marrëveshje që synon t’i japë fund emigracionit të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit që lidh kontinentin me vendin ishullor.

Duke filluar nga data 1 dhjetor, patrullat në plazhet franceze do të dyfishohen dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë dronët dhe radarët, do të përdoren për të zbuluar vendkalimet e mundshme të emigrantëve, tha sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel.

Patel tha më tej se marrëveshja do të ndihmonte të dyja vendet që “t’i bënin kalimet përmes kanalit plotësisht të pamundshme”.

  Për sekretaren britanike, në 10 vitet e kaluara Britania i kishte dhënë Francës gati 200 milionë dollarë për të trajtuar çështjen e emigracionit. Vetëm përgjatë janarit deri në gusht të këtij viti, më shumë se 6,000 njerëz u përpoqën të kalonin kanalin që lidh Francën me Britaninë.

Pak javë më parë pati edhe një përplasje politike midis dy vendeve. Marina Franceze devijoi në ujërat britanike në vend se t’i shpëtojë 16 emigrantë, të cilët po përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit me një gomone, edhe pse jeta e tyre ishte në rrezik, shkruante në raportin e saj britanikja “The Telegraph”.

Autoritetet franceze kanë thënë se në shtator ata kishin kapur më shumë se 1,300 njerëz duke u përpjekur të shkonin në Britani.  Shtatë njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit gjatë përpjekjeve për të hyrë në Britani, ndërsa katër njerëz të tjerë humbën jetën në përpjekje të ngjashme gjatë vitit të kaluar.

Priti Patel, Sekretarja e Brendshme britanike, është një avokate e fortë e politikave kundër emigracionit të paligshëm. Në shtator ajo kërkoi që azilkërkuesit t’i dërgojnë në një ishull britanik  që është në Atlantikun e Jugut, një territor vullkanik që ndodhet rreth 800 milje larg Britanisë. Sidoqoftë, sipas burimeve të Home Officeit, propozimi lindi vetëm pasi sekretarja Patel kërkoi këshilla se si vendet e tjera trajtojnë kërkesat e azilit. Australia, për shembull, i mban ata në ishujt përtej detit ndërsa përpunon kërkesat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here