Paralajmërim i fortë nga PD: Ministrit të brendshëm do t’i rrethojmë shtëpitë e tij?

0
6

“Nuk është dhunë të grisësh një perde që mbulon derën e kryeëministrisë, sepse me vendosjen e asaj perdeje ai i provokon vetë qytetarët duke thënë se po mbuloj strehën e krimit”, – deklaroi ndër të tjera Gazmend Bardhi.

Lufta mes opozitës dhe qeverisë po njeh përditë zhvillime të frikshme. Qeveria po gozhdon me gaz lotsjellës, popullin opozitar dhe qytetarët, ku siç thotë Basha se është gaz helmues, por edhe opozita po avancon në kërcënimet e saj. Pas protestave para kryeministrisë dhe parlamentit, paralajmërohet se opozita një ditë do të marshojë drejt kullës së kryeministrit në Surrel kurse sot numri dy në PD kërcënoi ministrin e brendshëm se do ti rrethojnë shtëpitë e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News se vendimi që ka marrë opozita është i pakthyeshëm, sepse është zbatim i verdiktit që kanë dhënë qytetarët shqiptarë.

Ai paralajmëroi Ministrin e Brendshën Sandër Lleshi që të mos provokojë apo të dhunojë protestuesit pasi sipas tij “qytetarët do ti shkojnë tek shtëpitë e tij që ka në Tiranë…”

“Nuk është dhunë të grisësh një perde që mbulon derën e kryeëministrisë, sepse me vendosjen e asaj perdeje ai i provokon vetë qytetarët duke thënë se po mbuloj strehën e krimit”, – deklaroi ndër të tjera Gazmend Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here