Friday, March 29, 2024
Home Sport VIDEO/ Broja rikthehet te goli në Holandë

VIDEO/ Broja rikthehet te goli në Holandë

0
117

Një javë më parë humbi një rast flagrant me portën e boshatisur, por Armando Broja u konfirmua sërish titullar nga trajneri i Vitesses dhe shpërbleu më së miri besimin, pasi arriti të rikthehet te goli.

Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Fortuna Sittard dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 84-t, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë la fushën e lojës në një zëvendësim taktik.

Vitesse ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Fortuna Sittart, duke mbajtur ritmin e Ajaxit kryesues, ndërsa sfidën e zhbllokoi Darfalou në minutën e 72-të e më pas ishte Broja që vulosi suksesin, pasi u gjend në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë krosimin e Tanane.

Ky është goli i pestë i Armando Brojës në kampionatin holandez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here