Reforma në drejtësi, mblidhet sot Komisioni, pritet dhe opinioni i OPDAT për nenin 6 të ligjit të SPAK

0
153

Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mbi Ligjin për Organet e reja të Drejtësisë që krijohen, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED).

Këto janë institucionet e reja që do të kenë në dorë emërimet dhe kontrollin e performancës dhe emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu, sot pritet dhe opinion i OPDAT për nenin 6 të ligjit të SPAK, ose ndryshe e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit.
Ata do të përcaktojnë nëse do të ngrihet ose jo një komision Ad Hoc i posaçëm për të emëruar njerëzit  e Byrosë, ose do i lihet në dorë institucioneve të Vetting-ut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency