“Censusi është mashtrim”/ Berisha: Enver Hoxha ka pushkatuar 6-7 mijë, por Rama ka larguar nga vendi mbi 1 milionë shqiptarë

0
107

ish-kryeministri Sali Berisha ka prekur plagën e shpopullimit të Shqipërisë duke iu referuar deklaratave të analistit të huaj.

‘Analisti Michael Martens pyet: a mos tani ka më shumë shqiptarë në Kosovën e Albin Kurtit se në Shqipërinë me Edi Ramën’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vëtetë të dinjitetit njerëzor, atdhetarisë, kauzës së drejtë të kombit shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, për oratorët e platformës së parlamentit të lirisë, që përcjellin në zemrat dhe mendjen e shqiptarëve në të 4 anët e vendit, të vërtetat, mesazhet e shpresës, të guximit, qytetarë, politik ndaj këtij regjimi.

Sonte do ta filloj me postimin që ka bërë pak më parë, njëri nga publicistët dhe analistët më të shquar të Europës, Michael Martens.

Ai shtron një pyetje që në shekuj dhe mijëvjeçarë nuk është shtruar kurrë.

Sot ky njohës i jashtëzakonshëm i zhvillimeve në rajon, pyet se pas censusit që fsheh Edi Rama, a mos ka dalë se ka më shumë shqiptarë në Kosovën e Albin Kurtit se në Shqipërinë me Edi Ramën.

Në shekuj, Kosova ka qenë vetëm një krahinë e Shqipërisë, e asaj që quhej Shqipëri. Kurse sot Kosova rezulton të ketë më shumë shqiptarë se Shqipëria, falë politikës antishqiptare, antikombëtare të Edvin Ndraghetës, Edvin Mafias, Edvin Armikut të egër të shqiptarëve.

Para disa ditësh deklaroi në Milano, se ata që pretendojnë se janë larguar nga Shqipëria 1 milionë, ata mashtrojnë dhe janë të paturp.

I pa turp, mashtrues dhe armik i këtij kombi dhe qenies ti, je ti dhe vetëm ti që mbulon largimin e mbi 1 milionë shqiptarëve nga Shqipëria.

Je ti më i egri i sundimtarëve që ka njohur ky vend.

Po mor, Enver Hoxha ka pushkatuar 6-7 mijë shqiptarë, por ti ke larguar nga vendi në 10 vite, mbi 1 milionë shqiptarë.

Ti fsheh krimin tënd shekullor, të panjohur ndër shekuj, duke fshehur censusin, regjistrimin e përgjithshëm të popullatës, që ka përfunduar në tetorin e vitit të kaluar.

Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se regjistrimi çdo 10 vite i popullatës është një detyrim shtetëror për çdo vend, për të ndërtuar politikat sociale, ekonomike dhe në tërësi.

Regjistrimi i vitit 2011 përfundoi më 20 tetor, u publikuar me 21 dhjetor të vitit 2011. Por regjistrimi i vitit 2011 u realizua me formularë në letër të cilët skanoheshin në skaner. Dhe natyrisht skanimi i miliona formularëve, kërkonte dhe mori gjithsej 6 javë.

Po regjistrimi i vitit 20233? Regjistrimi i vitit 2023 u bë me formularë digjital, të mbushur në tabletë, të cilët sapo përfundonte regjistrimi i të dhënave, kalonin direkt në serverin kryesor.

Çfarë duhet të them me këtë? Momentin kur shqiptari i fundit përfundonte regjistrimin, të gjitha të dhënat e regjistrimi ishin të gatshme. Por çfarë ndodhi miqtë e mi!

Të dhënat e regjistrimit ishin të gatshme, ditën, orën, minutën që përfundoi regjistrimin shqiptari i fundit. Mirë po ne, sot as tani nuk kemi asnjë të dhënë. Sepse në këtë regjistrim shqiptarët kanë dalë më pak se në Kosovë.

Sepse në këtë regjistrim shqiptarët kanë dalë jo më shumë se 1 milion e 420 mijë. Sepse popullata jo vetëm në periferi, por as një Tiranë dhe Durrës nuk është kurrë ajo që pretendohet.

Numri është mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim.

Tani më lejoni tu lexoj shqiptarëve, para jush shifrën e saktë të dhënë nga Eurostati dhe statistika e Britanisë së Madhe për emigrantët shqiptarë, shtetasit shqiptarë të larguar nga viti 2014-2022.

Këto të dhëna tregojnë se, kanë kërkuar azil politik në BE, 191.670 qytetarë shqiptarë. Se gjenden në ilegalitet të paregjistruar në hapësirën e Shengenit, 311.650 shqiptarë. Se janë sistemuar gjatë këtyre viteve në punëra dhe regjistruar, përveç këtyre 487.225 shqiptarë.

Dhe se, në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë vitit 2022 emigruan nga Shqipëria, 40 mijë shqiptarë. Të gjithë këta tejkalojnë mbi 1 milionë shqiptarë. Tejkalojnë rreth 35% e shqiptarëve kanë emigruar nga 2014 në 2022.

Nuk janë këtu të regjistruar shqiptarët e larguar për në Kanada, SHBA, Norvegji, Lindje e Mesme dhe vende të tjera. Ky është apokalipsi shqiptar siç do ta quante një mik anglez këtë situatë të Shqipërisë.

Shkova thotë, gjeta klasat pa nxënës, ose me 4-5 nxënës. Gjeta klasat ku mësonin anglisht dhe përgjigjeshin se po mësojmë se do ikim në Angli. Pra këto janë shifrat dhe ja pse Edi Rama fsheh censusin. Miqtë e mi!

Vetëm 3 mujorin e parë të vitit 2024, Shqipëria pati 5056 lindje, kundrejt 5537 vdekje. Pati 481 vdekje më shumë se të lindur. Në këtë shok demografik, në këtë goditje demografike, kryesojnë qytetet e Vlorës, me 21 % më pak lindje se tremujorin e parë 2023. Pas Vlorës, vjen Berati me 19 % më pak se tremujorin e parë 2023.

Miqtë e mi!  Shqipëria po ikën para syve tanë.

Ka një kushtrim, ka një klithëm që buron nga shpirti dhe zemra e shqiptarëve; të ngrihemi dhe të përmbysim këtë regjim. PD do t’i japë përgjigjen më të vendosur kthesën vendimtare në demografinë e shqiptarëve.

Sot unë shpall para jush se përveç primeve të fuqishme për fëmijën e parë dhe të dytë.

Përveç subvencioneve dhe mbështetjes për çiftet e reja për strehim dhe punësim, qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e tretë gjerë në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim dhe gjithçka tjetër.

Asgjë nuk duhet të na mposhtë ne. Asnjë agresion i mafias shqiptaro-ndërkombëtare ndaj nesh nuk duhet të na mposhtë. Duhet t’i dalim zot vetes dhe vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here