Maqedoni e Veriut, BDI-ja kërkon që Naser Zyberi të jetë kryeministër për një vit

0
121

Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë rënë ende dakord për qeverinë e ardhshme maqedonase. Zyrtarisht mandatin e kryeministrit e ka marrë Zoran Zaevi, por BDI-ja kërkon që kandidati i saj Naser Zyberi të jetë kryeministër për një vit.

Në Maqedoninë Veriore Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, por deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Edhe pse Zoran Zaev-i, mori zyrtarisht mandatin e kryeministërit, BDI-ja, siç bëhet e ditur jozyrtarisht këmbëngul që gjatë qeverisjes katërvjeçare edhe kandidati i saj për kryeministër, Naser Zyberi, të ushtrojë të paktën për një vit këtë detyrë.

Pas takimit mes Zoran Zaev-it dhe Ali Ahmetit, dy partitë njoftuan përmes një deklarate për “bisedime konstruktive dhe produktive” gjatë të cilave nënvizohet “janë hedhur bazat që të çojnë drejt koalicionit.”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në deklaratën e fundit lidhur me bisedimet tha se partia e tij është e interesuar për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe se përparësi për të mbetet interesi shtetëror.

Lidhja Socialdemokrate, ndërkohë i mbetet qëndrimit se kryetari i saj, Zoran Zaev-i, do të jetë kryeministër në katër vitet e ardhshme dhe nuk e komentoi kërkesën e BDI-së, që kandidati i saj për kryeministër të jetë në pushtet për një vit

Opozita maqedonase ndërkohë ka kritikuar vendimin e presidentit Stevo Pendarovski për të mandatuar Zoran Zaevin për kryeministër, ende pa siguruar shumicën prej 61 votash në Kuvend.

VMRO DPMNE-ja e ka akuzuar Pendarovskin për shkelje të Kushtetutës.

Opozita ka vendosur të pezullojë marrëdhëniet me presidentin ndërkohë që Pendarovski tha se pavarësisht këtij qëndrimi, nëse Zaev-i nuk arrin ta formojë qeverinë brenda 20 ditëve, atëherë për postin e kryeministrin do të mandatorë Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE-së, parti kjo e cila në zgjedhjet e 15 korrik fitoi 44 vende në Kuvend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here