Mjekja Musta: Ka persona që nuk pranojnë se mund të jenë infektuar me Covid-19

0
151

Në një lidhje me Skype për Ora News, mjekja e familjes Elisabeta Musta, tha se puna e tyre është vështirësuar me rritjen e rasteve, dhe se ka njerëz të cilët nuk e pranojnë faktin se mund të jenë infektuar.

Elisabeta Musta: ”Puna është vështirësuar sepse është rritur fluksi  i pacientëve që vijnë te mjeku i familjes, qoftë edhe për një konsultë. Ka njerëz që nuk e pranojnë që mund janë me Covid-19, ai paraqitet me temperaturë, kur ne i themi që mund të jetë dhe kjo, thotë jo unë nuk e kam, paraqet një sjellje mohuese. Ku e gjeta unë virusin? Normalisht që është vështirësuar puna e mjekut të familjes.”

Musta u shpreh në fillimin e pandemisë, roli i tyre ishte inekzistent, por me lehtësimin e masave dhe rritjes së rasteve, shumë persona filluan të shkojnë te mjeku i familjes.

Elisabeta Musta: ”Në fillimin e pandemisë roli i mjekut të familjes ishte puthuajse inekzistent, pasi kishte raste të pakta, njerëzit ishin të izoluar, dhe trajtoheshin nga urgjenca kombëtare ose në spitali infektiv. Me heqjen e masave të gjendjes së jashtëzakonshme, njerëzit filluan të vinin te mjeku i familjes, te mjekët e tyre të besuar, për tu vizituar qoftë për një temperaturë, ose për shenja të frymëmarrjes, që janë simptoma të Covid-19.”

Sipas saj, roli i mjekut të familjes, tashmë është bërë shumë i rëndësishëm.

Elisabeta Musta: ”Sigurisht që është shumë e rëndësishme. Mos harrojmë që vetëm në Itali, trajtimi i të sëmurëve në kushte shtëpie, është bërë nga mjeku i familjes. Mjeku i familjes e njeh më së miri pacientin, të gjitha patologjitë e tij kronike si diabeti, problemet me zemrën, ndryshe nga një mjek specialist, i cili është më i kualifikuar, por nuk e njeh pacientin nga afër si mjeku i familjes.”

Mjekja tha se ka patur raste të të gjitha grupmoshave.

Elisabeta Musta: ”Ne kemi pasur raste të të gjitha grupmoshave. Të grupmoshës mbi 60 vjeç, të cilët kanë qenë edhe të sëmurë kronikë, që trajtoheshin për sëmundje të diabetit, asma bronkiale.  Fatmirësisht u ka shkuar mirë infektimi me Covid-19, por kanë dalë shëndoshë prej andej. Ata e kanë  Kemi pasur dhe mosha aktive, mosha të reja të cilët janë në gjendje pune.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here