Trump nis nga Gjermania zëvendësimin e ambasadorëve

0
371

Presidenti Trump ka nisur zëvendësimin e ambasadorëve amerikanë në vende të ndryshme të botës. Sot ai ka përxjellë urimet për ambasadorin e ri amerikan në Gjermani Ric Grenell përmes një mesazhi në ntëttier. Ai thotë se ambasadori i ri është i talentuar. Vala e parë e emërimeve të ambasadorëve të Trump ishte ajo në institucionet kryesore ndërkombëtare ku përfaqësohet SHBA dhe kjo ndodhi menjëherë pas zgjedhjes së tij President ku u emëruan ambasadorët në OKB, OSBE, KInë dhe Rusi. Vala e dytë ka nisur tani nga Gjermania.
Kundërshtarët politikë të Presidentit Donald Trump kanë përdorur armë kundër tij në procesin e aksesit në informacionet e sigurisë përmes një shtypjeje aspak demokratike të pushtetit dhe duke ngrirë emërimet e tij apo duke penguar vazhdimisht operacionet e Shtëpisë së Bardhë, shkroi në “Wall Street Journal” ditën e mërkurë avokati i Departamentit të Drejtësisë.
Akuza ka ardhur më pak se një muaj, pasi senatori Rand Paul deklaroi se dy zyrtarë të FBI-së në marrëdhënie intime me njëri-tjetrin, vazhdojnë të kenë akses në informacione të sigurisë kombëtare edhe pse janë hequr nga ekipi i Robert Mueller për shkak të mesazheve anti-Trump që kishin shkëmbyer. Avokati i Sigurisë Kombëtare, Sean Bigley shkroi se klienti i tij, Adam Lovinger, është vetëm një shembull i luftës që i është shpallur të emëruarve të Trumpit.

Lovinger ka shërbyer për më shumë se një dekadë si strategji e Pentagonit përpara se të emërohej si analist i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Vetëm pak kohë, pasi Lovinger filloi të demaskonte rastet e keqpërdorimit të kontraktorëve për të kryer funksione qeveritare, aksesi i tij në sigurinë kombëtare u revokua dhe humbi postin e tij në Këshill.
Sipas Bigley, Pentagoni ka përdorur pretendime për sjellje jo të denjë për të justifikuar dënimin e klientit të tij. Zyrtarët e qeverisë nuk kanë arritur të ofrojnë prova në mbështetje të këtyre pretendimeve dhe Lovinger rezulton të jetë me leje administrative.
Problem kryesor, sipas Bigley, është paragjykimi sistematik që ekziston kundrejt personave që kanë shprehur pakënaqësi për Presidentin Trump.
Në rastin e Lovinger, ata që po përdorin aksesin në sigurinë kombëtare janë zyrtarë që qëndrojnë në vendin e tyre të punës, pavarësisht faktit se e kanë etiketuar presidentin “të paaftë” për të drejtuar vendin dhe një tjetër është një avokat i Pentagonit, që i udhëzon kolegët si të fshehin motivet personale pas veprimeve që kryejnë.
Trajtimi i çështjes së aksesit në informacionet e Sigurisë Kombëtare nga ana e Shtëpisë së Bardhë bëri bujë këtë vit, pasi u zbulua se sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter, kishte punuar për më shumë se një vit me akses të nivelit të një punonjësit të përkohshëm. Porter, puna e të cilit i ka ofruar akses në shumë dokumente delikate, ishte akuzuar për dhunë familjare nga dy ish-bashkëshortet e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here