Ngjarje tronditëse/ Nëna mbyt djalin e saj 11 vjeç, zbardhet deklarata shokuese dhe arsyeja….

0
80

Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Brazil me 2 korrik të këtij viti, ku një mama ka mbytur djalin e saj 11-vjeçar, sepse ishte mërzitur me të pas qëndrimit në celular deri në orët e vona të natës.

Sipas policisë së Brazilit, Alexandra Dougokenski akuzohet për vrasjen e Rafaelit, 11-vjeç, pasi ka qenë vetë gruaja që ka rrëfyer krimin makabër.Vetëm para pak javësh i vogli kishte shkruar një poezi për nënën e tij, ku i shprehte dashurinë e madhe që kishte për të.

Në vargjet e poezisë, Rafaeli e cilësonte buzëqeshjen e nënës së tij si “gjithçka që kishte”, teksa i shprehte falënderime për kujdesin e saj ndaj dy djemve.

Alexandra është nënë e divorcuar me 2 fëmijë dhe fillimisht u përpoq të fshinte provat duke deklaruar se 11-vjeçari ishte larguar nga shtëpia.

Por kur filloi hetimi rreth ngjarjes, me ndihmën e qenve u arrit gjetja e trupit të Rafaelit në pyllin afër shtëpisë së famijes Dougokenski.

Me gjetjen e trupit të viktimës 11-vjeçare, Alexandra pranoi krimin duke rrëfyer se ia kishte marrë jetën me një rrobë.

Ngjarje tronditëse/ Nëna mbyt djalin e saj 11 vjeç, zbardhet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here