Atentati Qëllohet me 4 plumba biznesmeni i kompanisë “Besa Konstruksion”

0
289

Elton Qyno

Vendi i KrimitNgjarja në mesnatë, plagoset rëndë Bensik Fangaj. Ndërtuesi ishte duke u kthyer në shtëpi

 

Biznesmeni i kompanisë së ndërtimit “Besa Konstruksion” është qëlluar në mesnatë nga persona ende të paidentifikuar. Katër plumba janë derdhur mbi 45-vjeçarin Besnik Fangaj, i cili fatmirësisht ka arritur të shpëtojë, ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre. Në atentat mendohet se kanë marrë dy persona, ku njëri ka qenë në timonin e makinës, ndërsa tjetri ka hapur zjarr ndaj Besnik Fangajt, duke e qëlluar katër herë me një pistoletë. Autorët kanë pritur deri në orët e vona të natës, duke hyrë e premtja, përpara shtëpisë së biznesmenit Fangaj. Sapo ky i fundit është shfaqur në rrugë duke ecur me makinën e tij, nga një automjet i parkuar buzë rrugës, është hapur zjarr në mënyrë të befasishme. Sipas burimeve të policisë, Fangaj ka qenë duke parkuar automjetin e tij, i cili nga plumbat e armës ka marrë disa dëmtime në pjesën e xhamit, ndërkohë që vetë biznesmeni i ndërtimit ka mbetur i plagosur rëndë. Të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë qenë disa nga rojat private të një biznesi aty afër, të cilët pasi i kanë dhënë ndihmën e parë Besnik Fangajt, kanë njoftuar policinë e Shkodrës për ngjarjen e rëndë.

Ngjarja në lagjen “Zdrale”

Biznesmeni i ndërtimi mbeti i plagosur rëndë në orët e para të së premtes në qytetin e Shkodrës, pasi u qëllua me 4 plumba pistolete “TT”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të së premtes në lagjen “Zdrale”. Çdo gjë ka ndodhur kur biznesmeni Besnik Fangaj, afro 45 vjeç, ka qenë duke u kthyer në shtëpi dhe pasi kishte parkuar makinën një automjet i është afruar dhe është ndaluar në mes të rrugës ndërsa. Nga automjeti i ndaluar ka dalë një person në momentin kur biznesmeni sapo ka dalë nga makinë për të shkuar më pas në apartamentin e tij. Personi ende i pa identifikuar ka qëlluar katër herë në drejtim të Besnik Fangaj, duke e lënë të plagosur rëndë këtë të fundit. Autori i krimit, i cili ka qenë i ndihmuar edhe nga një tjetër person që drejtonte automjetin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 45-vjeçarit i kanë ardhur në ndihmë rojet private që gjendeshin aty pranë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për afro 5 orë dhe më pas është dërguar në reanimacion. Sipas bluzave të bardha, gjendja e biznesmenit Fangaj është mjaft e rëndë pasi 4 plumbat e marrë i kanë prekur disa organet jetësore. Nga ana tjetër, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë mbledhur provat e krimit.

Filmimet e kamerave

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar 6 gëzhoja pistolete “TT”, të cilat i përkasin armës së autorit të krimit. Gjithashtu, blutë kanë marrë në pyetje edhe rojën e objektit ku banonte biznesmeni Fangaj për ta pyetur nëse ka parë atentatorin apo ndonjë lëvizje të dyshimtë gjatë kësaj ore përpara blloqeve të pallateve ku ndodhi ngjarja. Nga ana tjetër efektivët e policisë pritet të marrin edhe filmimet e kamerave të sigurisë të disa objekteve që gjenden pranë vendit të ngjarjes, për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje dhe të afërmit e të plagosurit të cilët thanë se nuk kanë pasur kërcënime dhe se s’kanë më asnjë konflikte. Policia e lidh ngjarjen me ndonjë konflikt të mundshëm për shkak të biznesit së ndërtimeve të pallateve, që i plagosuri zotëron. Deri në orët e mbrëmjes së djeshme nga ana e efektivave të policisë janë shoqëruar dhjetëra persona për këtë ngjarje por që në fakt s’kanë mundur të arrestojnë autorin e krimit.

 

Të dëmtuarit udhëtonin me biçikletë dhe motor

Shkodër, dy aksidente në rrugët e

qytetit, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku dy persona kanë mbetur të plagosur në vendin e quajtur Mëhalla e Çakajve. Të plagosurit po udhëtonin njëri me biçikletë ndërsa tjetri me motoçikletë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, ku burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se një motoçikletë ka përplasur drejtuesin e biçikletës shtetasin Besnik Rama, 45 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kome në rrezik për jetën. Si rezultat i përplasjes ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i motoçikletës shtetasi Zenel Kodra, 18 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda në trup por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se 45-vjeçari është në gjendje kome në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Lëvizja e biçikletave është një problem mjaft shqetësues për drejtuesit e tyre në qytetin e Shkodrës, pasi këto të fundit nuk rrugë në të cilat mund të lëvizin lirshëm por detyrohen të lëvizin në rrugët ku kalojnë edhe automjetet dhe motoçikletat e në shumë raste janë shënuar edhe aksidente me pasoja të rënda në njerëz.

 

Kërkesa e serbëve është e paligjshme

Kryeprokurori Llalla: Nuk do të lejojmë

hetime serbe në territorin e Shqipërisë

Serbia nuk do të lejohet të hetojë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Në një intervistë për Radio Kosovën, Llalla është shprehur se gjatë hetimeve ndërkombëtare në Shqipëri nuk është provuar asgjë për dyshimet për trafik organesh apo trafiqe të tjera të UÇK-së. “Shqipëria është e hapur që të kryhen, të lejojë çdo lloj kontrolli, çdo lloj hetimi ndërkombëtar në territorin e shtetit të saj nëse ato janë të miratuara nga organizatat ndërkombëtare, OKB-ja apo institucione të tjera të këtij niveli. Ne nuk mund të lejojmë në territorin e Republikës së Shqipërisë, që të kryhen hetime nga një shtet tjetër pa miratimin e institucioneve ndërkombëtare, pa miratimin e OKB-së. Shqipëria është palë nënshkruese e disa konventave ndërkombëtare, në bazë të të cilave lejohet kryerja e hetimeve në territorin e vendit tonë, ashtu siç ne kemi të drejtë të kryejmë hetime në territorin e një shteti tjetër. Në rastin konkret, Beogradi kërkoi të kryente hetime me iniciativë në territorin e vendit tonë, pra ishte një hetim në mënyrë të njëanshme, diçka që nuk mund të lejohej jo vetëm për Beogradin, por as edhe për ndonjë shtet tjetër, pasi konsiderohet si e papranueshme. Pra, nuk mund të lejohet, sepse konsiderohet ndërhyrje në punët e brendshme të vendit tonë. Ky është parashikim i normave të të drejtës ndërkombëtare. E tillë është!”, – është shprehur Llalla. I pyetur për çështjet e 21 janarit dhe atij të Gërdecit, Llalla tha se të dyja janë në shqyrtim në shkallë të ndryshme të gjyqësorit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency