Pukë, asgjësohen 5.700 bimë, asnjë në pranga

0
151

Vijojnë operacionet anti kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, kanë asgjesuar 5.700 bimë narkotike.

Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë policore, Efektivat e Komisariatit të Policisë Pukë kanë ushtruar kontrroll në territorin e fshatit Rras, Njësia Administrative Gjegjan Pukë në një zonë të pyllëzuar me pisha, pa pronar, të cilën e kanë shpyllëzuar autorët e dyshuar për këtë aktivitet kriminal. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies: • 5 parcela me 5 700 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva që varionin me gjatësi nga 80 deri në 180 cm. Po punohet për identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parshikuar nga nenet 284 e 205 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here