Ndeshja mes Interit dhe Napolit. Kryeministri i Italisë: Dënime shtesë pas fyerjeve racore në stadiume

0
114

Ndeshja në mes të Interit dhe Napolit më 26 nëntor u përcoll me shumë kore raciste kundër mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly derisa pati edhe tifozë të vdekur në stadium

Pas shumë reagimeve ka ardhur edhe reagimi i Giuseppe Contes, kryeministër i Italisë.

“Do të jap një paralajmërim të fuqishëm për këtë gjë, madje edhe duke ndërprerë ngjarjet sportive, për të pasur një reflektim profitabil për të gjitha palët, por autoritetet kompetente janë duke e vlerësuar situatën”, ka thënë ai.

“Jam shumë i tmerruar pasi që kjo nuk është hera e parë që në ngjarje sportive dhe ngjarje të tilla ka përplasje të dhunshme, saulme ndaj civilëve madje edhe njerëz të vdekur. Koret raciste janë diskriminuese dhe të pacivilizuara”.

“Suspendimi i kampionatit? Nuk jam fort në botën e sportit,  por mendoj që ne duhet të japim një sinjal të fortë, Giorgettit (ministër i sportit) që nëse e thotë këtë ta bëjmë. Si një qytetar mund të them se kjo sjellje është e papranueshme dhe ne do të marrim sanksione tjera kundër saj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here