Jonida Beqo në krye të Teatrit Eksperimental? Pezull vendimi, një dorë për ta shembur apo…  

0
191

Jonida Beqo në krye të Teatrit Eksperimental? Pezull vendimi, një dorë për ta shembur apo…

 

Merr fund rezistenca e Kiço Londos , gati për të dorëzuar mandatin në krye të Teatrit Eksperimental

 

 

Para ikjes së saj nga detyra politike si Ministre Kulture, Mirela Kumbaro la nëpërkëmbë edhe një situatë të paprecedentë…Hapja e konkursit për postin e drejtorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ndau vetëm një kandidaturë, të përzgjedhur tashmë: Jonida Beqon. Prej të premtes ajo vazhdon të jetë në dy funksione, drejtore e Teatrit të Metropolit dhe TEK-së, pa marrë ende zyrën. Këto skandale vijnë për herë të parë qysh pas rënies së diktaturës, duke mos lejuar të imagjinohet demokracia, së paku në një kryeqytet me 1 milion banorë. Në një moment delikat për TEK, e përfshirë në projektin e shembjes bashkë me Teatrin Kombëtar, ish drejtori i saj Kiço Londo është mbajtur në detyrë me dy mandate duke krijuar historinë e tij, atë të rezistencës përballë politikës. Kur më 2015 Rama artikuloi për herë të parë shembjen e kompleksit teatror, në të njëjtën kohë, Londo nis rikonstruksionin e godinës që drejtonte për të treguar me heshtje se muret e saj mbajnë. Londo edhe në kohën e protestës në oborrin e TK-së, ka shfrytëzuar dritaret e “teatrit të tij” për të nxjerrë nga pak kokën, se tërthorazi i mbështeste. Por ka shënuar kulmin e indiferencës në mbylljen e sezonit artistik duke treguar planet e projektet për sezonin 2018-2019, duke mos dhënë në asnjë rast përgjigje të qartë si e shikonte fundin e “teatrit të tij”. Ndërsa paralel me zhvillimet në oborrin e teatrit ai themeloi Institutin e Teatrit Eksperimental Kombëtar ku shpalosi të ardhmen, por pa treguar me çfarë buxheti do ta mbante këtë Institut. Në këtë moment, mediat lajmëruan se kjo ishte një lëvizje stradegjike e Kiços për të shpëtuar projektet e tij, sa për të mos dalë në rrugë dhe, se teatri eksperimental do kishte të njëjtin fat, nëse do lejohej nga artistët, si ai i teatrit kombëtar; shembjen!!!

Gjithnjë ka qenë enigmatike pse Kiço ruante një qetësi të jashtëzakonshme, pa u tunduar nga deklaratat politike, pa lëshuar asnjë zë; as kundër, as pro. Por dyert e Eksperimentalit u hapën katër kanatësh, për lloj lloj projektesh teatrore, mjaft intensive ku u ngjitën në skenë artistë “armiq”, “miq”, artistë të dështuar, të sukseshëm, kundra protestës, kundra shembjes, artistë të Ramës, artistë të Veliajt, artistë të Metës, të Monikës, të Bashës…Ja edhe fundi i Kiço që shihte nga gardhi protestuesit e 200 ditëve në Teatër; në vend të tij, ende e pafirmosur nga Rama, Jonida.

Pyetja e të gjithëve: Do shkrihet Teatri Eksperimental? Do mbyllet godina? Do shembet bashkë me TK? Ministrja e re e sapo emëruar nga Rama, e ka deklaruar publikisht se Teatri do shembet, edhe pse nuk kishte asnjë mandat zyrtar. Ish Ministrja Kumbaro tentoi në krah të Veliajt me qindra herë të bindte artistët për “kalbësinë” e teatrit, po nuk ja doli, veçse të denigrojë ditë e për ditë profilin e saj, dhe në shumë raste bëri të “dështojë” mjaft ide këmbëngulëse në media që kërkonin dorëheqjen e saj, duke ekzagjeruar sikur ajo kishte në dorë vendimin. Kumbaro, siç do shohim dhe Elva Margaritin janë me “kurorën” e Ramës në krye, veçse instrumentë të rëndomtë, përdorimi politik, e prej tij vjen “fati” shkatërrues i të gjitha institucioneve nëse nuk rrëzohet.

Prandaj edhe ardhja e Jonidës nuk do të shërbejë për asnjë arsye tjetër, veçse heqjen qafe të Kiços, dhe krijimin e një precedent fatal se si luhet me fatet e institucioneve kombëtare. Nga Teatri i Metropolit, Jonida ka një të shkuar intensive si bëhet një model centalizuar, (pothuaj çdo vënie në skenë ka qenë drejtore, regjisore, kostumografe, vetë edhe aktore) narcist në drejtimin e një institucioni me njerëz partiakë, e shërbestar.

A.K

Standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here