Foto/Mjerimi ka zbritur në rrugët e Tiranës, situata çdo ditë e më keq

0
181

Çdo ditë shohim në televizor, dëgjojmë në radio dhe lexojmë në gazeta se ekonomia është rritur, këto të paktën sipas lajmeve që si burim kanë deklaratat  e qeverisë. Këto lajmë janë shumë të shpeshte dhe kanë bombarduar këdo që kërkon të informohet. Qeveria flet për suksese dhe vende të reja punë, duke shkuar në ekstrem pasi Ministri i Financave, në një intervistë të para disa ditëve përsëri disa herë se janë hapur 300 mijë vende pune, gjatë qeverisjes së fundit. Kjo situatë pasqyrohet në media, por në realitet është shumë ndryshe, praktikisht është e kundërta. Në rrugët e të gjithë Shqipërisë shikon çdo ditë njerëz të pa punë që luftojnë për të jetuar.  Në çdo hap që hedh mund të shohësh njerëz të cilët kërkojnë lëmosh nga kalimtarët, pasi nuk kanë mundësi tjetër. Mund të shohësh të tjerë njerëz që kërkojnë dhe gërmojnë në kazanët e plehrave, për të gjetur ushqim për të jetuar. Çdo ditë e më tepër kjo shtresë e shoqërisë po shtohet, pasi varfëria është ulur këmbë kryq më të gjithë popullin. Të gjithë e kanë kuptuar që po jetojmë në kohë të vështira dhe në një krizë të thellë ekonomikë, por vetëm qeveria e cila na vrojton nga lart nuk shquan dot mjerimin.  Duhet kohë që qeveria të dal në terren dhe të shikoj që nuk janë hapur 300 mijë vende pune dhe ekonomia nuk është rritur. Duke parë që qeveria ka shumë punë po mundohemi t’ia lehtësojmë punën duke i treguar disa foto të cilat tregojnë mjerimin që është në rrugët e qytetit. Në fotot që kemi shkrepur në një rrugë të zakonshme në Tiranë, duket qartë dhe pastër se varfëria është ulur këmbë kryq me popullin. Duket shumë qartë që varfëria ka pushtuar çdo gjë që i ka dal përpara.

Tualetet publike nuk mjaftojnë qytetarët preferojnë cepat e mureve

 Në Tiranë ka shumë çudira prandaj shumë e quajnë si një çudi të gjithë jetën në këtë qytet. Çdo kush bën jetën e tij  dhe nuk interesohet fare për të tjerët. Disa prej qytetarëve nuk duan t’ia din fare nëse ka të tjerë në qytet apo jo. Kështu është edhe qytetari i cili është fotografuar, pasi nuk interesohet nëse qyteti është i të gjithëve apo atij. Para disa kohësh Bashkia e Tiranës, dhe Erion Veliaj filloi një nismë: “Kur Tiranës ti ja bën, Tiranë ta bën mbrapsht”.  Por kjo nismë duket se nuk po ecën siç duhet, pasi ky qytetar nuk po e zbaton këtë nismë. Ai ka zgjedhur në cep muri që t’ia bëj Tiranës, duke mos e ditur që Tirana ja bën mbrapsht. Në këtë rasti nuk është gjendur aty Policia Bashkiake e cila duhet që të bënte arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, i këtij akti të dhunshëm për qytetin. Bashkia përveç kësaj nisme duhet që të nis dhe një nismë tjetër ndërgjegjësimi për të gjithë qytetarët dhe tu mësoj se ka tualete publike dhe private, dhe nuk duhet që të përdoren muret.

Rruga, zgjidhja e vetme, në mungesë të një strehe

 Varfëria gjithmonë ka qenë prezentë në Shqipëri. Zhvillimi ekonomik nuk ka qenë i madh dhe shumë persona janë të pa punë. Por ka persona të cilët  janë të pa strehë dhe nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar. Duke mos ditur se çfarë të bëjnë dhe të pafuqishëm, ata gjejnë zgjidhje alternative për të jetuar. Kur vjen nata, nga mungesa e një shtëpie ata detyrohen që në shumë raste të flenë rrugëve, në mes të të ftohtit dhe të rrezikuar.  Një person i cili është i pastrehë në pamundësi për të gjetur një vend ku të pushoj dhe të flejë,  ka zgjedhur që si shtëpi të improvizoj bregun e lumit “Lana”. Në afërsi të Piramidës, ky qytetar ka zgjedhur që të kaloj orët e drekës, nën hijen e pemëve.  Në një largësi të vogël nga ai shihet një batanije që mund të jetë e tij dhe përdoret për tu mbuluar. Kjo tregon që ky qytetar përveç ditës kalon edhe natën në të ftohtë, pasi nuk ka një mundësi më të mirë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here