Kurioziteti për sheshin Skënderbeu, qytetarët në radhë për të parë hedhjen e betonit

0
201

Në Tiranë ka disa kohë që  qendra e Tiranës është kthyer në një kantier ndërtimi. Këto ndërtime kanë shkaktuar një trafik shumë të rënduar, në të gjithë qytetin. Bashkia ka menduar që ndërtimet ti bëj pak “sekrete”, pasi do që tja bëj surprizë qytetarëve.

I gjithë sheshi është rrethuar me postera që tregojnë ndryshimin, por qytetarët kanë një kuriozitet për të parë ende pa u mbaruar. Çdo njeri që kalon aty e kthen shikimin nga punimet. Një ditë në krahun e Teatrit të Operas dhe Baletit, ishin rreshtuar një numër i madh qytetarësh të moshës së tretë të cilët i shikojnë me kërshëri punimet.

Të moshuarit që përfaqësojnë të shkuarën janë sy e vesh, për të parë të ardhmen. Por duhet tu bëjmë thirrje të gjithë atyre që kur kalojnë mos të shikojnë më sheshin, pasi aty vetëm beton po hidhet. Por disa që i shohin punimet e bëjnë këtë gjë për të mos mbetur të befasuar kur punime t të mbarojnë dhe përpara tyre të dal sipërfaqja e madhe me beton përpara tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here