Lajm i keq nga Michael Schumacher

0
259
Derisa Michael Schumacher po vazhdon të luftojë me jetën, familja e tij po vazhdon “luftën” për t’ia siguruar mjetet financiare për shërim.

Mediet gjermane raportojnë se familja e Schumacher, paguan rreth 500 mijë euro në muaj për shërimin e tij.

Por këto para tash e tutje do të jetë edhe më vështirë për t’i siguruar, pasi që një kompani e njohur zvicerane e orëve, ka vendosur të ndërpresë sponsorizimin për shtatë herë kampionin  Formula 1.

Sponsorizimin e ka ndërprerë edhe një kompani gjermane, e cila ka qenë sponsor e gjermanit në 10 vitet e fundit.

Schumacher po vazhdon shërimin në shtëpinë e tij në Zvicër, pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar në Francë derisa po skijonte më 29 dhjetor të vitit 2013.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here