“Sërish nëntoka mori një minator”, Gjukshi akuza qeverisë: Mafia e veshur me kostumin e shtetarit

0
4

Pas ngjarjes në minierë, ku humbi jetën një minator, ka reaguar ish-deputeti i PD, Xhemal Gjukshi i cili fajëson shtetin për këto ngjarje tragjike.

Gjunkshi shkruan në rrjetet sociale se këto aksidente ndodhin pasi nuk bëhen kontrolle nga inspektorët e punës.

Teksa bën fajtor qeverinë ai thotë se “shteti është mafia e veshur me kostumin e shtetarit”.

POSTIMI:

Ju nuk jeni shteti!

Ju jeni vetë mafia e veshur me kostumin e shtetarit!

Sërish humbje jete…!

Sërish nëntoka mori një tjetër jetë minatori…!

Sërish mafia e kromit mbizotëroi …!

Sërish u manipulua ngjarja…!

Kush fitoi?!

Sërish mafia e kromit po sundon shtetin !

Edhe më keq…

Shtet në këmbë druri…!

Jo edhe më keq…

Pusht-et nën kthetrat e mafias…!

Në vetëm 10 ditë katër minatorë të vrarë në zonën e Selishtës !

E nëse në rastin e parë ishte gazi shkaku i humbjes së jetëve të minatorëve , kësaj here minatori ka dëmtime të tjera që mund të ndodhin vetëm nga shembja e galerisë apo rënia e gurëve .

Edhe kjo ngjarje u manipulua.

Minatori na paskësh qenë për dru.

Sa qesharake!

Edhe këtë herë paskësh qenë fajtor viktima ?!

Po shteti është ndonjë herë fajtor?

Si ka mundësi shteti nuk e ditka se ku punonte i ndjeri që humbi jetën dje?!

Si ka mundësi inspektoriati i punës nuk paska patur kohë ti kontrollojë asnjëherë këto subjekte?!

Si ka mundësi Sigurimet dhe Tatimet nuk kanë dijeni që ka subjekte mineralnxjerëse dhe punëtorë që punojnë krejt në të zezë!

Si ka mundësi që gjithë kjo industri nxjerëse të lihet në dorë të mafias , apo tani është ngatërruar mafia me shtetin dhe nuk po kuptohet më ku fillon shteti e ku mbarojnë interesat e mafias , apo edhe më keq, vet shteti të jetë mafia…!

Kjo e fundit duket si më e logjikshme!

Nuk ka si të spjegohet ndryshe , neglizhenca dhe toleranca ndaj këtij lloj krimi të organizuar…

Ky është krim shtetëror!

Pusht-eti ka për detyrë të kontrollojë gjithë aktivitetin që kryhet në teritorin e Republikës.

Këtë se ka bërë !

Pusht-eti ka për detyrë të kontrollojë njësoj punën në subjekte si ato që fitojnë miliarda nga “ari i i murrmë” si ato që shesin cigare !

Pusht-eti ka për detyrë të mbrojë jetën e punëtorëve duke kontrolluar dhe duke ushtruar presion tek pronarët për shtimin e masave dhe sigurisë në punë !

Pusht-eti ka për detyrë të zbardhë rastet kur punëtorët vriten në vendin e punës, të marë masa që ti parandalojë minimalisht, por edhe këtë nuk e bën dot.

Mos ti bëjë përherë fajtorë të shkretët!

Deri tani ju kemi bërë thirrje të zbardhni ngjarjet, të shtoni masat, të kontrolloni subjektet etj. Sot jemi të bindur se ju nuk jeni shteti, ju nuk jeni pushtetarë.

JO.

Ju jeni vetë mafia e veshur me kostumin e shtetarit që po vidhni e shkatërroni çdo gjë, ju vëtëm shtet nuk mundët të bëni !

Ndaj ikni…!

Ikni, zhdukuni, një minutë e më parë.

Ikni e lini këtë popull të lirë!

Zhdukuni mos i rrini mbi kurriz shqipërisë si “ulkonja” duke gërryer ç’ka mbetur!

#25Prill zhduket Rilindja(Rama-mafia)

#Ditëmëtëmira

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here