Boçi: ‘Reforma’ e Ramës në arsim ka prodhuar lumenj leku për klientët

0
191

Për opozitës, teksti i PISA-s për nxënësit mat një investim shumëvjeçar arsimor e social, ndërsa meritat e nxënësve nuk i takojnë sipas demokratëve, as Ramës e as Nikollës.

Luçiano Boçi tha se reformat  e Ramës nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se kanë “ngrirë” arsimin.

Deklarata e plotë e Boçit:

Kryeministri ynë ende nuk e ka kuptuar që testi PISA nuk është kulla e PISA-s, nga maja virtuale e së cilës ai të mund t’i përqeshë nxënësit, mësuesit, studentët, profesorët, siç bëri sot në takimin me 15 vjeçarët. PISA është testi që mat një investim shumëvjeçar arsimor e social.

Merita e rezultateve të tyre, nuk i takon as Ramës, as Linditës. I takon aftësive personale dhe zgjidhjeve programore e lëndore të ndërtuara që nga 2007.
“Reformat” e Ramës nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë “ngrirë” arsimin dhe i kanë grirë nga xhepat nxënësit, studentët e familjarët e tyre.

Kanë atrofizuar mësimdhënien dhe kanë ulur ndjeshëm cilësinë.
Kanë degraduar deri në pamundësi kryerje të procesit mësimor, institucionet arsimore, duke mos bërë asnjë investim në këto vite.

“Reforma” në Arsim e Ramës, ka prodhuar lumenj leku e interesi për klientelën e tij dhe lumenj tallje, përçmimi, arrogance zhvatje, për mësuesit, nxënësit, shkollat, pedagogët e Universitetet publike.

Rama që i “ka vënë drynin” shkollave, me paaftësinë totale të qeverisjes së tij, kërkoi sot të shfaqej si “çliruesi” i mendjeve të nxënësve!?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here