Reagon Vasili: Çmendet qeveria, arrestohen në mesnatë kontrollorët ajrorë…

0
105

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për arrestimet e kontrollorëve policorë gjatë mesnatës nga polica. Vasili deklaron se një pjesë e kontrollorëve ajrorë që protestonin për pagat dhe kundër shkarkimeve të kolegëve të tyre, janë arrestuar nga policia pasi kanë dalë nga studiot e emisioneve ku ishin për të bërë publike qëndrimet e tyre.

“Çmendet Edi Rama!! Arrestime policore në mes të natës kontrolloreve të trafikut ajror!

Kontrollorja Zj. Flora Ndreca shoqërohet në polici pas intervistës në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu”, deklaron Petrit Vasili në një postim në Facebook.

Gjatë orëve të vonë të mbrëmjes së të mërkurës Policia e Shtetit ka nisur arrestimet në masë të kontrollorëve ajrorë që ndërprenë sot punën, për shkak të uljes së rrogës dhe shkarkimeve të disa kolegëve të tre. Mësohet se janë më shumë se 30 kontrollorë që janë arrestuar nga policia.

Arrestimet u paralajmëruan nga kryeministri Edi Rama paraditen e djeshme, teksa akuzoi kontrollorët si pjesë e një sabotimi dhe grushti shteti, që sipas tij është bërë nga opozita.

Kërkesat e kontrollorëve për qeverinë janë:

  1. Rikthim i kolegëve në punë;
  2. Shfuqizim i vendimeve të bordit;
  3. Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
  4. Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
  5. Një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here