RENEA kontrolle në Elbasan, shoqërohen 10 persona, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale

0
154

Forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle në Elbasan dhe Peqin në vijueshmëri të operacionit “Plumbi i Artë”.

Edhe pse ende jo e konfirmuar zyrtarisht bëhet me dije se janë shoqeruar rreth 10 persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale.

Ky ishte operacioni i pestë radhazi, pas atij të bujshmit ku ranë në pranga persona të njohur të botës së krimit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Golden Bullet” (Plumbi i artë) i ndërmarrë më 19 maj 2022 u ekzekutuan 18 nga 32 urdherarrestet e firmosura dhe miratuara me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më 17 maj 2022.

Mbeten ende pa u ekzekutuar 14 të tjera.

9 masat e sigurimit që janë ekzekutuar në burg

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuarit sot (19 maj 2022) 
9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u arrestua më 29 mars 2022 tha drejtori i policisë së shtetit, Gledis Nano në konferencë. Nga ana e tij kreu i SPAK nuk dha informacion nëse Dumani kishte marrë statusin e të penduarit apo jo.

Operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë dhe u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here