Berisha publikon denoncimin: Si po fsheh Ahmetaj zhdukjen e 60 milionë dollarëve

0
343

Ish-Kryeministri Berisha pa publikuar në Facebook denoncimin e një doganieri, i cili akuzon ministrin Ahmetaj për zhdukjen e 60 milionë dollarëve në dogana.

Zbulohet vjedhja prej 60 milione dollare ne dogana!

Ahmetaj presion te madh per te mbyllur vjedhjen!

Doganieri dixhital denoncon:

Vjedhjen e doganeve me 60 milione dollare. Ketu nuk behet fjale per kontrabanden e perditshme, por, mosrealizimi i te ardhurave i raportuar per vitin 2016, prej -80 milione dollaresh, pas krahasimit te te dhenave te doganave me te dhenat e bankave dhe thesarit, rritet ne 140 milione dollare.

Pra mungojne, jane vjedhur -60 milione dollare te regjistruara ne sistemin e doganave por qe nuk ekzistojne ne banka dhe thesar.

Ahmetaj po ben gjithçka te mbylle kete vjedhje, mbrapa te ciles duket se qendron ai vet me klanin e tij.

I bej thirrje prokurorise te nise me urgjence hetimin per kete vjedhje te hapur te 60 milione dollareve te paguara nga bizneset ne dogane por te plaçkitura nga klani i hajdutit Ahmetaj! sb

“Mirmbrema Doktor Berisha.Nje skandal tjeter ka perfshire doganat.Ne rezultatet e raportuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave per vitin 2016 ka pasur fiktivitet. Mos realizimeve prej 8mld lekesh te evidentuara ne te dhenat statistikore u shtohen dhe 6 mld leke te tjera te cilat jane raportuar ne sistemin elektronik te te dhenave. Mungesa e tyre eshte konstatuar nga ballafaqimi i te dhenave te doganes me bankat dhe thesarin.Zhdukja e 60 milion dollarve qe jane rregjistruar ne sistemin e doganave perben skandalin me te madhe ne historine e doganes shqiptare.Nderkoh ne dogana dhe ne ministrine e financave ministri dhe njerzit e tiije qe duket se qendrojne prapa skandalit ne vend te kerkeses se llogarise bejne presion shume te madhe per te mbyllur kete vjedhje te madhe!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here