Kujdesuni për veten, mirëmbajtësit e bashkisë kanë marrë pushimet (FOTO)

0
278

Kujdes kur ecni në trotuare mund të bini në gropat e krijuara

44bTrotuaret në Tiranë shpesh kanë shumë probleme nga më të ndryshmet.  Në çdo trotuar që kalon shikon që do të këtë një mangësi. Gropa, trotuare të ngushtë, dhe të prishur janë pamjet më të shpeshta në trotuare. Në afërsi të qendrës, më saktë në Rrugën e Dibrës, trotuari është pjesërisht i dëmtuar. Nga shirat e shumë ka krijuar gropa të cilat janë një rrezik për këmbësorët që kalojnë në këtë segment. Një gropë e cila nuk është shumë madhe, por që është një rrezik për qytetarët ka disa ditë që qëndron e hapur.  Bashkia e cila kujdeset për këtë mirëmbajtjen e trotuareve, nuk është kujdesur për ta rregulluar këtë problem. Por në shumë segmente  të tjera të trotuareve ka edhe probleme të tjera. Dëmtimi i trotuareve ka qenë gjithmonë një problem që në disa raste ka gjetur edhe zgjidhje por këtë rast zgjidhja duket se është shumë larg. Gropa e krijuar nga heqie pllakave është një problem, pasi në disa raste banorët kanë pasur edhe probleme gjatë kalimit të tyre. në afërsi të qendrës dhe në një rrugë kryesore, por përsëri bashkia duket që nuk do t’ja dijë për këtë problem. Por ky trotuar nuk është i vetmi i dëmtuar në Tiranë, pasi edhe shumë të tjerë janë në të njëjtën gjendje dhe më keqë, por përsëri nuk ka asnjë zgjidhje. Bashkia kohët e fundit ka filluar më zbukurimin e qytetit, por ka harruar që kryesorja është zgjidhja e problemeve që shqetësojnë qytetarët dhe jo luksi i festave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here