Mali i Zi, protestë kundër Kryetarit të parlamentit Andrija Mandiç pas takimit të tij me Dodik

0
46

Në kryeqytetin historik të Malit të Zi, në Cetinë, të enjten, një grup qytetarësh kanë protestuar para selisë së parlamentit të Malit të Zi kundër ardhjes së kryeparlamentarit Andrija Mandiç për të marr pjesë në hapjen e seancës pranverore, e cila tradicionalisht mbahet në këtë qytet.

“Ne u mblodhëm këtu në Cetinën liridashëse për të protestuar kundër Andrija Mandiçit. E dimë se me kë është dhe kë mbështet, ky popull nuk e meriton këtë,” tha Radovan Peroviç, njëri nga organizatorët e protestës.

Peroviç tha se kryetari i parlamentit Mandiç mohon komunitetet tjera që jetojnë në Malin e Zi.

“Ata prishën të gjithë historinë. Mandiç është kundër Malit të Zi të pavarur. Ai mohon malazezët, kroatët, shqiptarët, myslimanët. Idhujt e tij janë Karaxhiç dhe Mladiç, kriminelë lufte, me në krye Sheshelin”, tha ai.

 

 

Protestuesit iu bën thirrje “partive qytetare të tregojnë se janë antifashistë dhe të votojnë për shkarkimin e Mandiçit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here