“Parlamenti po voton Kontrata Koncesionare PPP në Gjendje Fatkeqësi Natyrore”

0
152

Nga Aranita Brahaj

 

Deputetët e Kuvendit do të votojnë , gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, konkretisht në seancën parlamentare të datës 30 Prill një Ligj për Miratim të Ndryshimit, Shtesës Koncesionare të Portit Porto Romano Durrës.
Kjo vendimmarrje Politike e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, bëhet në kundërshtim të Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetet Publike dhe Private Nr 125/2013 konkretisht neni 33 Rregullat për Dhënien e Punëve dhe Shërbimeve shtesë për Konsulencat Partneritetet PP, ku shtesa të objektit koncesionar duhet të bëhen vetëm në disa kushte specifike që lidhen me nevojën për kryerjen e punës apo shërbimit të parashikuar ne kontratën ekzistuese. Në asnjë rast nuk lejohet negocim dhe vendimmarrje politike për shtesa dhe zgjerime të objektit koncesionar jashtë procedurës së prokurimit duke shtuar të drejtat dhe përfitimet e koncesionarit.
Në qershor 2015 Qeveria Shqiptare dha në koncesion të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit) të Porto Romano në Durrës për të bërë përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësisë mbi 20 mijë ton, ku koncesionari mund të përpunojë anije që transportojnë hidrokarbure me zhytje mbi tetë metra. Shoqëria Koncesionare Porti MBM http://www.opencorporates.al/sq/nuis/L51621501S atëherë zotërohej nga Adriatic Petrolium Platform ltd me 97% të kapitalit dhe Salillari shpk ; ATEC srl dhe Mampaey Offshore Industies BV me nga 1% secila.
Në shkurt 2019 ndryshoi përmes dhurimeve dhe blerjeve të kuotave struktura e zotëruesve ku në përfundim Salillari zotëron 3% të totalit të kapitalit ndërsa Adriatic Bay Investment Group shpk zotëron 97% të kapitalit. Kjo e fundit është një shoqëri paketën kontrolluese të të cilës e zotëron shoqëria Kastrati Grup http://www.opencorporates.al/sq/nipt/k21711502v shoqëri tregtare me objekt edhe import eksport për hidrokarbure.
Në datën 24 shkurt 2020 Koncesionari i bën kërkesë Qeverisë të ndryshojë objektin duke e zgjeruar nga Përpunim i mjeteve lundruese që transportojnë hidro karbure në përpunim i mjeteve të transportit të mallrave të tjera. Kjo shtesë e Objektit Koncesionar është pranuar nga Qeveria Brenda pak ditësh dhe në datën 31 mars është lidhur kontrata shtesë e koncesionit, në emër të qeverise shqiptare përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo shtesë kontrate ka kaluar edhe në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend dhe pritet të votohet në sesionin parlamentat të të enjtes datë 30 maj. Një ndryshim i tillë në Objektin Koncesionar sjell efekte sa i takon transportit detar të mallrave në vend dhe rajon.
Dokumente te Ketij Koncensioni përfshi Projekt Ligjin, dhe Shtesen e Kontrates mund ti gjeni ne pasaportën e këtij koncesioni tek Regjistri i Koncensioneve databaza Open Corporates Albania http://www.opencorporates.al/sq/nuis/L51621501S
Ndryshimi dhe shtimi i objektit koncesionar nuk është bërë me procedurë konkurruese por thjesht me vullnet politik. Po njësoj ndryshimi i objektit koncesionar nuk është shoqëruar me studime tregu, ndryshime tarifash koncesionare, ndryshime të vlerës së investimit, studime teknike apo konsultime dhe vlerësime te efekteve.
Mos respektimi kërkesave ligjore për Miratimin e kontratave koncesionare dhe për më keq me vendimmarrje politike dhe në kohë të një situate të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një papërgjegjshmëri politike e mazhorancës aktuale.
Kontratat Koncesionare dhe Partneritetet Publike e Private pritet të afektojnë fort ekonominë e vendit dhe financat publike në vitet që vijnë. Vendimmarrjet pa rregullim ligjor, arbitrare në emër të vendimmarrjes politike pa rregull prokurimi janë momente me risk të lartë për këtë sektor ekonomik.
Po këto dit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për Ndërtim Rruga Porto Romano Durrës me vlerë fond limit prej 669 384 858 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milion e treqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë) Lekë ekuivalent me 5.44 Milion Euro duke i dhënë prioritet këtij porti përmes fondit investime të buxhetit të shtetit për vitin 2020. http://openprocurement.al/en/arsh/view/id/116

http://www.opencorporates.al/sq/nuis/L51621501S?fbclid=IwAR1fgq4jI5JZlnIjiP40EJl0e4Jqr7jCwMNzTgezvT4CFRmicA3T9pihU-4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here