Parkimi në trotuare, zgjidhje e vetme për të mos paguar në Tiranë (Foto)

0
190

Rrugët e kryeqytetit gjithmonë kanë makinë anës tyre, të cilat qëndrojnë të parkuara. Makinat qëndrojë aq ngjitur me njëra-tjetrën, sa ka raste që shumë automjete nuk kanë mundësi të dalin nga parkimi. Kjo situatë ndodh për të kursyer sa më shumë vend, por në shumë raste është një katastrofë. Por disa drejtues mjetesh duke qenë se janë të sjellshëm, kujdesen që të lirojnë sa më shumë vend për të parkuar të tjerët. Pa kuptuar dhe pa dashur, ata parkojnë në hapësira që janë për këmbësor. Në bllokun e pallateve pranë rrugës së Dibrës, një drejtues mjeti ka thyer pak rregullat e qarkullimit. Ai pa dashur ka parkuar makinën e tij, por jo në vendin e caktuar. Ky drejtues e ka parkuar mjetin e tij mbi trotuar. Pas tij një tjetër makinë është parkuar pranë tij, dhe ky drejtues nuk ka dashur që të thyej rregullat, por ka ndjekur kolegun i tij i cili ka gabuar gabim.  Të dy pa dashur dhe pa e ditur ata kanë parkuar në një vend që nuk është i lejuar. Policia në këtë bllok pallatesh kalon shpesh, por asnjëherë nuk i ka parë këto mjete që parkohen mbi trotuar duke lejuar që thyerja e rregullit të bëhet një rregull. Njerëzit që kalojnë aty shpesh ankohen . por asnjëherë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e mjeteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here