Kur qytetarët mendojnë për dekorimin e kryeqytetit, më shumë se institucionet (Foto)

0
162

5

Bashkia e Tiranës ka nisur zbukurimet për fesat e fundvitit, edhe pse ato janë shumë larg. Por në rrugët kryesore shihen edhe flamuj kombëtar që na informojnë se festa Pavarësisë janë shumë afër. Atmosfera në Tiranë ka ndryshuar, pasi zbukurimet krijojnë emocione te njerëzit.  Edhe pse bashkia është kujdesur në detaje për të sjell një atmosferë sa më interesante për banorët përsëri këta të fundit nuk janë kursyer për të bërë disa zbukurime nga ana e tyre. Të papërtuar dhe shumë punëtorë, banorët afër qendrës kanë menduar për të sjellë një atmosferë ndryshe dhe ti bëjnë pak konkurrencë bashkisë. Në rrugën e barrikadave qytetarë të pa identifikuar kanë filluar me zbukurimet e pemëve, por në mungesë të dritave ata kanë vendosur një kamerdare.  Kjo simbolikë e tyre duket që është menduar gjatë, pasi i ka bërë kureshtar të gjithë qytetarët që kalojnë aty, pasi këta të fundit ndalen dhe shohin për minuta të tëra këtë vepër arti. Por kjo kamerdare e vendosur në degët e pemëve është ndihmuar edhe nga një vepër tjetër, po nga qytetarët. Ata kanë menduar që të thyejnë edhe një pjesë të posterit të reklamës që është aty pranë për të sjellë një atmosferë shumë festive. Këto vepra arti kanë me ditë të tëra që qëndrojnë aty dhe askush nuk po kujdeset që ti mirëmbaj, ose edhe ti zhvendosë në një vend tjetër. Bashkia duhej që  këto vepra ti çonte në vendin e caktuar që është koshi, e ngjashme me Galerinë e Arteve. Veprat ndahen në disa lloje të ndryshme dhe këto lloj duhet të përfundojnë në kazanin e plehrave dhe jo të jenë të rrugë të ekspozuara nga të gjithë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here