Apollon Baçe: Te koncensioni i Butrinit, 10 mijë euro në vit do i jepen kompanisë. Po përvetësojnë pasurinë kulturore

0
155

Arkeologu dhe historiani Apollon Baçe komentoi në Syri Tv përplasjen në Komisionin e Ekonomisë, pasi shoqëria civile nuk u lejua nga mazhoranca të merrte pjesë në debat.

Arkeologu deklaroi se arroganca e mazhorancës është fyese ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama, përbuz shqiptarët dhe nuk e do kombin.

Sa i përket koncesionit të Parkut Kombëtar të Butrintit, Baçe tha se për Butrintin 10 mijë euro në vit do i jepen kompanisë.

Sa i përket projektit të radhës, që flitet se Amfitetatri i Durrësit do jepet me të njëjtën skemë si Butrinti, eksperti tha se do të shkojë në duart e atyre që kanë marrë Butrintin.

Më tej ai deklaroi se mazhoranca nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre ndërsa theksoi se janë bërë të gjithë si Rama, i janë nënshtruar kryeministrit të vendit.

“Si mund të bëhet kjo, të gjithë nuk janë në terezi. Për Butrintit 10 mijë euro do i jepen kompanisë në vit.

Po na diktojnë çfarë të bëjmë në shtëpinë tonë. Fondacioni nuk kontrollohet nga KLSH.

Nesër do marrin dhe Beratin, Gjirokastrën, të gjitha. Duan të bëhen zotërit e pasurisë kulturore. Pasuria kulturore është shpirti i kombit tonë.”-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here