“S’ka më probleme”/ Veliaj: Tirana me dy kryebashkiakë, një për ditën një për natën

1
291

Erion Veliaj ka shpikur së fundmi një pozicion të ri në administratën e bashkisë së Tiranës. Pozicioni nuk do të jetë dosido, por fiks si ai që ka edhe vetë Veliaj; kryetar bashkie, por vetëm për turnin e natës. Kështu për të promovuar mundësitë ekonomike që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës deri në mëngjes, Tirana, duke filluar nga janari, do të ketë një person përgjegjës, që do të quhet Kryebashkiaku i Natës.

Lajmin për dublimin e vetes, e ka dhënë vetë Erion Veliaj gjatë një takimi me gra që aspirojnë të bëhen biznesmene, duke sqaruar edhe si do të funksionojë kjo ide e re e tij.

“Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e  ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre  turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron  pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të  ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e  tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh. Promovon ekonominë, e cila njihet si  ekonomia e turnit të tretë, për t’u siguruar që jo vetëm qyteti jeton 24 orë, por për t’u siguruar gjithashtu për sa më shumë punësime e sa më shumë maksimizojmë orët e ditës dhe hapësirat  e qytetit për ekonominë e njerëzve tanë dhe të rinjve që jetojnë në Tiranë”, tha sot Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Ky njeri eshte talent i rradhe, meriton ”rrespekt”, njerzit ne Tirane jane me fat te madh ne keto kohe te veshtira , duhet falenderuar zoti qe kemi Erjonin ne Bashki !!Dite te zeza e presin popullin e Tiranes kur ky njeri te largohet nga politika me xhepa plot .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here