Rama shpërblen “ushtarët” në Kushtetuese, rrit pagat e gjyqtarëve, 6.5 mln në muaj-

0
98

Një ditë pas gjyqit të bujshëm dhe shumë të pritshëm për logon e PD-së, të mërkurën Parlamenti do të votojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ku parashikohet rritja “galopante” e pagës së gjyqtarëve në vlerën e 6.5 milionë lekë dhe për kryetaren e gjykatës në 7.7 milionë lekë.

Ky ligj kërkon 84 vota për t’u miratuar dhe mazhoranca me 78 deputetët e saj nuk e miraton dot pasi për këtë “shpërblim” që ka menduar Rama për gjyqtarët e Kushtetueses duhen edhe disa vota nga deputetët e Bashës.

Ndërkohë demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë kundër dhe janë shprehur se nuk do ta votojnë këtë ligj në Kuvend.

Në rast se votohet, anëtarët e Kushtetueses do kenë një pagë afërsisht sa ajo e Presidentit, ndërkohë që do të përfitojnë një shtesë mbi pagën deri në 58 për qind.

Në korrik të vitit që kaloi, PS propozoi një ndryshim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ku parashikohet që anëtarët e Kushtetueses të marrin deri në 6.5 mln lekë në muaj. Ky ligj kërkon 84 vota dhe dështoi të miratohej. Drafti mbeti në sirtarët e Kuvendit, por Nikolla e ka rikthyer.

Javët e fundit Kushtetuesja ka dhënë një sërë vendimesh në favor të qeverisë dhe duket se Edi Rama është rivënë në lëvizje të shpërblejë 9 anëtarët e kësaj gjykate. Por fakti që ligji futet në rend dite, do të thotë se është siguruar dhe mbështetja e opozitarëve.

Rendi i ditës:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here