Bashkia kujdeset për kullimin ujit por rrezikon qytetarët për tu aksidentuar (Foto)

0
122

n10n8

Reshjet e dendura të shiut, përkeqësuan shumë situatën në të gjithë vendin.  Shumë banorë u përmbytën dhe u morrin shumë masa për të qetësuar gjendjen.  Bashkia e Tiranës, tashmë e ka bërë traditë hapjen e pesetave për të kulluar ujin. Në rrugë të ndryshme vihej re se të gjitha pusetat nuk kishin më kapakët në vendin e tyre. Kjo masë u morr për të mos pasur shumë uji në rrugë, pasi uji do të vërshonte nëpër kanale. Pusetat të cilat ishin pa kapak më shumë se një lehtësim ishin një përkeqësim i situatës. Shumë qytetar ndjeheshin të rrezikuar për tu aksidentuar,  pasi në çdo kohë në se humbje vetëm për pak çaste vëmendjen, mund të ishe brenda  tyre.  Për disa orë në Tiranë ishte kjo situatë, por fatmirësisht nuk pati të koduar edhe pse kishte disa incidente të vogla. Shpresojmë që herën tjetër kur të ketë reshje të dendura të shiut, bashkia të jetë e përgatitur që të mos hap pusetat, për orë me radhë.  Sepse nga reshjet e dendura hapësira e pusetës nuk dallohet më dhe duket si një pjesë rruge e zakonshme, por një qytetar i pa vëmendshëm mund të bjerë brenda saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here