Këndi i lojërave në kushte skandaloze (Foto)

0
245

b2 b3

20161110_150446 20161110_150441

Tirana është një qytet i cili ka shumë lulishte, të cilat shpesh përdoren për të pushuar qytetar të shumtë.  Këto hapësira të gjelbërua  shpesh janë edhe një mjedis për të luajtur fëmijët. Bashkia ka menduar të ndërtojë kënde të  vegjël të cilët mundësojnë fëmijëve disa minuta argëtimi.  Por jo gjithmonë këndet e lojërave janë në gjendje  e të mirë dhe mundësojnë vërtetë argëtimin e fëmijëve.  Ne kemi bërë vëzhgime në Tiranë dhe konstatuam se këndet e lojërave brenda qytetit janë në shukte skandaloze.  Sipas kryetarit të bashkisë, Tirana ka 200 mijë fëmijë, pra mesatarisht 14 mijë fëmijë të çdo njësie vendore luajnë në këndet e rrënuara të lagjeve të tyre. Në foto shihet situata e këndeve të lojërave për fëmijë në një zonë e cila është shumë banuar. Këto kënde ndodhen në lulishten prapa Teatrit të Operës dhe Baletit, një zonë e cila është shumë ranë bashkisë.  Ky kënd lojërash ka disa muaj  që është në këtë gjendje, por përsëri nuk është vënë dorë për ta rregulluar.  Ndodhet shumë pranë qendrës dhe ka një numër të lartë banorësh që preferojnë që të shkojnë me fëmijët e tyre që të luajnë këtu. Fotot na tregojnë që çdo pjesë e këtij këndi lojërash është e amortizuar. Bari që është në këtë pjesë, nuk mundet që të quhet me i tillë pasi në ditët me shi i ngjan më shumë një pellgu. Pajisjet që mundësojnë argëtimin, nuk janë më për këtë funksion pasi të gjitha janë të dëmtuara.  Dëmtimi i këndet të lojërave duhet të jetë në folur të bashkisë, pasi në deklarata të kryetarit thuhet se institucioni qe ai drejton po punon për fëmijët, por realiteti flet ndryshe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here