Situata me kanabisin/ Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë

0
178

Situata e kultivimin dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vend ka bërë që Kryetari i Shtetit të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja, e cila pritet të mbahet pasditen e sotme (ora 18:00) në ambientet e Presidencës do të bëjë bashkë krerët më të lartë të inteligjencës, organit të akuzës, si dhe ministrat e qeverisë, por do të bojkotohet nga Kryeministri Edi Rama. Axhenda personale ia ka bërë të pamundur shefit të Qeverisë pjesëmarrjen e tij në tryezën e thirrur nga Nishani. Mesditën e së enjtes ai u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman”, e cila do të ekspozojë edhe pikturat e kryeministrit shqiptar. Edhe pse axhenda e detyron të mos marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, kryeministri nuk ka qenë dakord me vendimin e Presidentit Bujar Nishani. Më 1 nëntor Rama pati deklaruar: “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it”. Lulzim Basha nuk do të marrë pjese në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani. Kushtetuta nuk parashikon që lideri i opozitës të marrë pjesë në mbledhjet e KSK, ndaj Bujar Nishani nuk i ka dërguar një ftesë kryedemokratit, edhe pse precedenti nuk mungon që ai t’i këtë kërkuar të jetë prezent. Kujtojmë këtu se në mars të 2014, Presidenti Nishani pati ftuar liderin e opozitës për të marrë pjesë në mbledhjen e KSK e cila do të hartonte dokumentin e strategjisë së sigurisë kombëtare. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kreu i Komisionit të sigurisë, Spartak Braho, pritet të marrin pjesë në mbledhjen ku do ta raportojnë ministri i Brendshëm, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm. Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet fenomeni qe ka shqetësuar dhe partneret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here