Historitë e frikshme të fantazmave,që tregojnë se ato ndodhen mes njerëzve

0
443

Shtëpia me fantazma

fantazmatNgjarjet paranormale i kanë shtyrë pronarët që ta nxjerrin shtëpinë në shitje, por, për shkak të thashethemeve famëkeqe, të gjithë kanë refuzuar ta blejnë atë shtëpi. Thuhet që pronarët kanë thënë se do t’ia dhurojnë shtëpinë personit që ia del të flejë në të Në afërsi të Bjellovarit në Kroaci gjendet një shtëpi e madhe, e cila qëndron e zbrazët për tashmë disa dekada. Blerës për të nuk ka, ndërsa shumë njerëz ikin nga ajo sikur vampiri nga hudhra. Vendorët thonë se ajo është e mbushur me fantazma. Banorët e fshatit Shkrinjari thonë se si gjatë natës shpesh kanë dëgjuar zëra duke dalë nga ajo shtëpi. Ata që kanë mbledhur guximin dhe kanë hyrë në të pohojnë se kanë dëgjuar hapa dhe trokitje në dyer, ndërsa kanë parë siluetën e një gruaje dhe një fëmije dhe kanë dëgjuar të qara nga bunari, në të cilin supozohet se është mbytur një vajzë, ndërsa qarkullojnë edhe tregime për klithmën e një gruaje, e cila është vrarë dhe është betonuar në themelin e shtëpisë.

 

Historia e zonjës së bardhë

Në fillim 1800, Zonja e Bardhë dhe vajza e saj kane jetuar në tokën ku Eastman Durand Park . Një ditë, e bija u zhduk. Të bindur se vajza ishte përdhunuar dhe vrarë nga një fermer lokal, nëna kontrolloi tokat ditë pas dite, duke u përpjekur për të zbuluar trupin e fëmijës së saj, ku u varros. Ajo mori me vete dy qentë e saj dhe bariun gjermane për të ndihmuar në kërkimin e saj, por ajo kurrë nuk gjeti një gjurmë të vajzës së saj. Së fundi, në pikëllimin e saj, nëna e hodhi veten jashtë një shkëmb në liqen Ontario dhe vdiq duke u hedhur keshtu se bashku me qenet e saj. Pas vdekjes, shpirti i nënës u kthye për të vazhduar kërkimin për fëmijën e saj. Njerëzit thonë se në netët me mjegull, Zonja me te bardha ngrihet nga Liqeni i vogël dhe përballet me liqenin Ontario. Ajo është shoqëruar nga qentë e saj dhe së bashku me ata bredh përmes parkut Eastman Durand, që ende kërkojnë të vajzën e saj të humbur. Zonja e Bardhë nuk është një frymë miqësore. Ajo burrat nuk i pëlqen dhe shpesh kërkon hakmarrje në emër të vajzës së saj ndaj meshkujve qe vizitojnë parkun . Ka pasur raporte se Zonjës me te Bardhë ka bere përpjekje për të kapur burrat në liqen, si dridhte makinat e tyre, dhe duke e bërë jetën e tyre të mjerueshme deri sa të largohen nga parkut. Ajo kurrë nuk ka prekur ndonjë femer shoqëruese.

 

 Fantazma e M.Jackson

Fantazma e M.Jackson shfaqet mbi makinë Një punëtor krahu është mahnitur kur ka zbuluar imazhin e “fantazmës” së Michael Jackson mbi makinën e tij – vetëm 13 orë pas vdekjes se tij. Babai i dy fëmijëve, Gary Sloggett (43) ka bërë disa fotografi mbi Roverin e tij për revistën që shet makina me 26 qershor. Por kur ai ka shkarkuar fotot në kompjuterin e tij ka qenë i shokuar kur e ka parë Mbretin e Popit – i cili kishte vdekur një ditë përpara nga sulmi në zemër. Gary nga Stafford ka thënë dje: “Kjo është diçka e pazakonshme. Është e kuptueshme ndonjë shpjegim për atë që shihet apo vetëm ka pasur ndonjë reflektim. Por, kur kam treguar fotografitë tek shumë njerëz ata kanë thënë: Ky është Jacko dhe është fantazma e tij”.“Të jem i qartë jam paksa skeptik dhe nuk jam adhuruesi më i madh i Michael Jackson, por si e kam parë fotografinë e tij në kompjuter kam filluar të mendoj. Nuk po them se jam i prekur nga një lloj prezence e tij, por kjo është e pazakonshme. Jam shumë i mahnitur nga kjo”, ka thënë ai. Gary, i cili është i martuar me Moira (41) dhe ka dy fëmijë të quajtur Amy (13) dhe Thomas (11) ka shtuar: “Nuk i kam shkarkuar fotografitë për disa orë por kur i kam bërë këtë ka qenë ora 10 paradite një ditën pasi kishte vdekur Michael Jackson.

 

Fantazma e taksive

Ka kohe qe ne ameriken latine ka taksi te cilet nuk u ofrojne sherbime naten vone klientve sidomos vajzave te reja.Kjo per shkak te nje fantazme te nje vajze te re e cila vdiqe ne nje menyre mizore. Kjo vajze kishte vdekur para shum kohesh, kur nje nate ajo kishte dale nga ferma e saj per shetitje disa djem e kishin rrembyer jashte qytetit (vendit) e kishin dhunuar e ne fund e kishin vrare, tash fantazma e saj sipas shume taksisteve po sillej rreth fermes dhe kerkon sherbimin e taksive. Nje taksisit tregon se naten vone nje vajze e re i kishte kerkuar qe ta qonte tek nje ferme e vjeter, ajo kishte hipur ne taksi dhe keshtu taksisit kishte udhetuar me te 7-8 kilometra. Pas nje udhetimi te gjate vajza kishte kerkuar qe ta ndal veturen ketu sepse kishin arritur te prinderit e vet, por kur taksisiti ktheu koken ne uleset e pasme te taksit vajza ishte zhdukur. Taksisti i hutuar sdinte c’te bente keshtu qe hyri ne shtepin e prinderve te vajzes, ai trokiti dhe i dolen nje cift i ri. Taksisti ia spjegoi situaten ciftit te martuar dhe ata i thane se ketu vite me pare ka jetuar familja e saj dhe se tash nuk jetojn me pasi kishin vdekur. Cifti i kishte thene taksistit se nuk eshte hera e pare qe vijne dhe u trokasin ne dera taksiste te ndryshem pasi qe kjo fantazme ka kohe qe sjelle ketu shume taksiste dhe se ishte bere normale qe naten vone tju trokas ne dere ndonje taksist. Shkak i kesaj ngjarje shume taksiste te amerikes latine nuk ofrojn sherbime me jashte qytetit.

 

 Shiten dy shpirtrat

Një lajm i pazakontë ka tronditur publikun në Zelandën e Re ne mesin e muajit mars te ketij viti. Dy shishe qelqi që përmbajnë shpirtrat e të vdekurve janë shitur në ankand në Zelandën e Re për 1.450 euro. “Fantazmat” që i përkasin një burri dhe një vajze, janë ofruar për shitje në ankand online në faqen e internetit TradeMe nga Avie Ëoodbury, një grua që banon në Christchurch. Ajo pretendon se i ka kapur fantazmat në shtëpinë e saj me ndihmën e një ekzorcisti, i cili i ka futur ato në shishe duke i mbyllur me tapa të lagur me ujë të shenjtë, një pajisje që shërben”për të larguar energjinë e tyre”. ”Shpirtrat, sipas saj,të mbyllura në shishe janë në gjumë, por në qoftë se pronari i ri do të mund të zgjojë duke e derdhur përmbajtjen e shishes në një shtëpi. Në këtë mënyrë fantazmat do të rifitojnë energjinë dhe do të lëvizin në shtëpinë e re”, – ka deklaruar Avie Ëoodbury. Gruaja ka vendosur të heqë qafe “dy mysafirët” sepse ishte e lodhur duke jetuar me ta. “Ajo thotë se shpirtrat i takojnë një burri të moshuar i cili ka jetuar në atë shtëpi në vitet 1920 dhe të një vajze “shumë inatçie. Pas ekzorcizmit (largimi i shpirtit të keq) në korrik, në shtëpi nuk ka më aktivitet të keq në shtëpi, siguroi ajo”, citon një zyrtar i ankandit. Ankandi tërhoqi më shumë se 214 mijë vizitorë, si dhe dhjetëra kërkesa për sqarim, para caktimit të ofertës më të lartë, i cili kërkoi të mbetet anonim. “Të ardhurat e shitjes do të shkojnë në ndihmë të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve” tha Avie Woodbury.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency