Vaksina anti-COVID, Tomini: Janë aplikuar rreth 85 mijë doza të treta, kemi rënie të incidencës

0
63

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar se kemi një trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive me COVID gjatë 4 javëve të  fundit.

Gjatë një raportimi në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Tomini tha se grupmoshat më të prekura nga COVID janë 55-64 vjeç, ndërsa ndiqen nga grupmosha e re 25-34 vjeç. Duke u ndalur te vaksinimi, ministrja tha se nga 1 nëntori janë aplikuar 85545 doza të treta.

Kemi trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive të paktën në 4 javët  e fundit, kemi pasur rënie të incidencës gjatë javës së fundit. Incidenca ka qenë më e ulët se në vitin 2020. Në 2 javët e fundit incidenca ka qenë në nivelin 200 rasteve për 100 mijë banorë.

Një vend të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e ka zënë grupmosha 55-64 vjeç me 19% të rasteve e ndjekur nga grupmosha e re 25-34 në nivelin e 17% të rasteve me covid. Nga 1 nëntori ka vijuar rekomandimi dhe zbatimi i hyrjes në fuqi të aplikimit të dozave të treta për popullatën mbi 18+. Për të gjithë popullatën aktualisht janë aplikuar 85 mijë (85545) doza të treta”, tha Tomini.

Në komision po shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here