Rezoluta e KiE për biznesmenin turk/ Shqipëria nuk del dot kundër Erdogan, votë njësoj si Rusia e Serbia

0
165

Shqipëria ka abstenuar në rezolutën që KiE i ka drejtuar Turqisë pas vendimit të GJEDNJ-së për lirimin e biznesmenit turk Osman Kavala.

Vendi ynë u rreshtua në krah të Rusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Rumanisë, Serbisë dhe Ukrahinës të cilat mbajtën qëndrim asnjanës ndaj një çështjeje që ka shqetësuar të gjithë vendet demokratike të Evropës.

Kundër votuan vetëm tre shtete Azerbajxhani, Turqia, Hungari

GJEDNJ ka urdhëruar Turqinë të lirojë nga burgu biznesmenin Osman Kavala dhe gjithë shtetet e tjera anëtare të KiE votuan pro rezolutës.

Kavala ndodhet në burg që nga nëntori i vitit 2017. Kavala, një biznesmen, aktivist dhe filantrop, u arrestua në tetor 2017, i akuzuar për lidhje me lëvizjen Gulen, të cilën Ankaraja e ka etiketuar një grup terrorist.

Qeveria turke ka akuzuar lëvizjen, të udhëhequr nga predikuesi në mërgim Fethullah Gulen, për nisjen e grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 kundër sundimit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

64-vjeçari Kavala akuzohet për financimin e protestave antiqeveritare të vitit 2013 dhe luajtjen e një roli në tentativën për grusht shtet.

Ai është bërë një simbol për mbështetësit e tij të goditjes gjithëpërfshirëse të Erdoganit të nisur pas revoltës së dështuar.

Erdogan shpesh e ka krahasuar Kavalën me financierin amerikan me origjinë hungareze, George Soros dhe së fundmi e ka quajtur atë një “mbeturinë Soros”.

Kavala mohon akuzat dhe ka reaguar ndaj “deklaratave fyese dhe shpifëse” të presidentit edhe para se të dënohej.

Pasi kishte ndjekur më parë seancat në gjykatën kryesore të Stambollit nëpërmjet lidhjes video nga qelia e tij e burgut në periferi të qytetit, aktivisti thotë se kishte humbur besimin në një gjyq të drejtë.

Nëse dënohet, ai mund të përballet me një dënim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here