Paloka reagon mbas mbledhjes së PD: Alibeaj dhe Bardhi nuk flasin me kokën e vet, të influencuar nga Basha

0
193

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda selisë blu pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e djeshme.

Paloka ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi nuk bëjnë asnjë deklaratë me kokën e vet, ndërsa shtoi se pas tyre qëndron Lulzim Basha.

Duke komentuar takimet private të Bashës, Paloka tha se në bazë të informacioneve që ka, në takimet informale me një grup informal, Basha nuk flet në lidhje me bashkimin e demokratëve.

Paloka: Nuk do e quaja foltore e dytë, sepse foltoret kanë qenë publike të hapura për këdo. Ajo që po bën Basha, do shohim se ku do dalë. Ai flet për bashkim, por me informacionet që kemi ne vetëm për bashkim nuk po flet në takime. Kam bindjen time që edhe Alibeaj edhe Bardhi nuk flasin me kokën e vetë. Kam bindje që pas tyre qëndron Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here