Operacioni sekret me UFO-t

0
201

ufooJo më shumë se rreth 85 000 ushtarë dhe personel ushtarak kanë marrë pjesë në këtë operacion, qëllimi i të cilit ishte të demonstronte forcën kundër ish Bashkimit Sovjetik që NATO është tërësisht e parapërgatitur për të rezistuar dhe të kundërsulmojë në rast të ndonjë sulmi të sovjetikëve kundër Europës perëndimore. Por, një ditë gjatë ushtrimeve, u raportuan së paku dy takime të papritura të tyre me UFO të dhënat e të cilave i ishin dërguar personalit detar në bordin e anijeve në Atlantik që gjendej në mes të Irlandës dhe Islandës. Një takim i parë i këtillë paraqiste një trekëndësh “të kaltër dhe gjelbër” të cilët ishin parë duke fluturuar mbi det me një shpejtësi që mund të ishte rreth 1500 km/h. Më vonë në të njëjtën ditë, tri objekte të paidentifikuara, kanë ecur më të njëjtën shpejtësi në një format trekëndëshi. Të tria objektet raportohet që kanë emituar “një dritë të bardh të rëndë”. Pjesë e Forcave Ajrore Britanike të përfshirë në Mainbrace ishte skuadroni 269 – i cili e ka bazën në RAF Ballykelly në Irlandë – me adresë postare RAF Topcliffe, Yorkshire, Angli. Ishte Topcliffe që më 19 shtator të vitit 1952, që kishte raportuar pamjet e UFO-ve që kanë bërë histori në mesin e anëtarëve që kanë shërbyer në RAF. Më 20 shtator të vitit 1952 një dokument i shkruar dhe i nënshkruar nga majori i aviacionit Dolphin nga RAF Topcliffe – ishte dërguar në qendër e në të cilin shkruante: “Në përputhje më mësimet e juaja, këtu keni raportin për objektet e paidentifikuara njëri prej të cilëve është parë mbi bazën tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm”. Raporti që referohej nga Dolphin ishte një parapërgatitje nga një dëshmitar kryesor, majorit të aviacionit John Kilburn, i cili shpjegonte për të ngjarjen. “Zotëri, kam nderin që të raportojë incidentin e mëparshëm në të cilin isha dëshmitar të premten më 19 shtator të vitit 1952. Qëndroja me katër persona të personelit të aviacionit ushtarak të skuadronit numër 269 duke shikuar një meteor sulmues që gradualisht ulej më poshtë. Meteori ishte përafërsisht 1524 km larg dhe ofrohej nga lindja. Paris, pa pritur shikoi një objekt të bardhë në qiell që ishte në një lartësitë prej 6000 kilometrave që ishte pas meteorit”, thoshte Kilburn. “Objekti kishte ngjyrë të argjend dhe një formë rrethore, dukej se udhëtonte me një shpejtësi të ulët sa një Meteor por në një rrugë të njëjtë. Arrita të shoh shpejtësinë e ngadalshme të tij para se ai ulet edhe më shumë, lëkundej në formë të lavjerrësit ashtu sikurse bën një gjethe e fikut…Pas disa sekondave objekti ndali lëvizjen e tij dhe filloi të rrotullohet rreth aksit të tij”. Kilburn thekson se diçka e çuditshme ndodhi pastaj: “Papritur rrotullimi bëhej me një shpejtësi të jashtëzakonshme ku ajo lëvizi në drejtim të perëndimit duke u zhdukur. E tërë kjo ndodhi brenda 15 apo 20 sekondave. Lëvizja e objektit nuk identifikohej me asgjë që unë kam parë në ajër kurse shkalla e rrotullimit ishte e pabesueshme”. Derisa dokumentacioni i Kilburn u fut në dosje (deklarata e të cilit u mbështet me dëshminë e pesë kolegëve të tij), një numër i raporteve të tjerë janë të njëjtë e që janë bërë nga e njëjta stërvitje, ku të gjithat në fund ishin marrë nga kapiteni i grupit J.A.C Stratton dhe i shin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes në Londër për shqyrtim të kujdesshëm. Prezenca e madhe amerikane në Mainbrace përbënte edhe një luftanije e madhe, USS Franklin D. Roosevelt. Më 20 shtator (vetëm një ditë pas incidentit të RAF Topcliffe),një fotoreporter amerikan me emrin Ëallace Litëin ishte në bordin e Roosevelt për të fotografuar avionët amerikan duke u ngritur në qiell nga luftanija. Duke bërë fotografi Litëin shikoi një rreth, objekt të argjendet që manovronin mbi flotën amerikane. Litëin, i cili ishte duke bërë fotografi kolor, arrin të bëj tri fotografi të UFO-ve. Të gjitha këto foto ishin bërë mbi flotën Roosevelt – një gjë që i jepte fotove një thellësi më të madhe dhe ndihmonte për të përcaktuar madhësinë e UFO-ve, që sipas raportit të Litëin, ishte e konsiderueshme.

 

 UFO-t kanë egzistuar para njerzve në univers

Qeniet njerëzore mund të kenë ardhur vonë në universin e mbushur me jashtëtokësorë, bëhet e ditur përmes teorisë së re. Astrofizikanti i Universitetit të Harvardit, Abraham Loeb beson se eksoplanetët u ngrohën nga rrezatimi pas bing bang-ut dhe se jeta kishte ekzistuar para 15 milionë vjetëve . Provat e hershme të jetës në Tokë që janë gjetur deri më tani datojnë nga 3.8 miliardë jetë më parë, rreth 700 milionë vjet pas formimit të planetit tonë. “Kur universi ishte 15 milionë vjet i vjetër, gjithësia kishte një temperaturë të verës që kemi ne në Tokë”, ka thënë ai për Space.com. Nëse planetët shkëmbor kanë ekzistuar në atë epokë, atëherë CMB-ja mund të mbante sipërfaqen e tyre të ngrohtë edhe nëse ata nuk kanë “banuar” në një zonë rreth yllit të tyre siç e ka toka diellin”. Historia e rrezatimit kozmik (CMB) ishte e pranishme në çdo pjesë të universit. Por ekspertët tani kanë fokusuar hulumtimet e tyre për jetë në zonat rreth yjeve të njohura si “zona të thesarit të fshehur”. Këto zona konsiderohen të kenë distancën e duhur nga yjet për ujë likuid, para-rekuizit për jetë. Planetët e para pas teorisë së big bangut mund të jenë ngrohur me CMB dhe kjo sipas Loebit argumenton se në plenetet ka pasur ujë për disa miliona vjet. Ai ka thënë se një mënyrë e testimit të teorisë së tij është duke kërkuar në Rrugën e Qumështit për planetët që rrotullohen rreth yjeve që nuk kanë elemente të rënda, të cilat do të ishin pasqyrë e planetëve të hershme.

 

Vorbulla misterioze ne Oqeanin Atllantik

Një mister i rrethon zbulimin e dy vorbullave gjigante,me diametër rreth 400 kilometra , në Oqeanin Atlantik në afërsi te brigjeve te Amazonës.  Këto janë vorbullat me “të mëdha Eddies” që nuk janë gjendur më pare ne Tokë, dhe dyshohet nga meteorolog dhe specialistet e NASA-s se kanë ndikim të rëndësishëm në ndryshimin e klimës globale të këtyre kohëve të fundit. Vorbullat, të identifikuara rreth dyqind kilometra larg bregut të Guajanas, Surinamit dhe Guajanes franceze, duket se e kanë origjinën nga bashkëveprimi i aktuale i rrymave te Brazilit te Veriut, me rrymat Ekuatoriale Jugore aktuale që lëvizin nga jugu, dhe të rrymave te mëdha qe vijne nga goja e lumit Amazon nga perëndimi. ”Vorbullat rrotullohen rreth vehtes -thone Guillerme Castelao dhe Johns Bill te dy nga Universiteti ‘e Miami, te cilet jane duke studiuar lëvizjet dhe ndryshimet e medha atmosferike, – Ato lëvizin në oqean si një Frisbee(stuhi) e madh qe fillon në ajër. Rotacioni(levizja rreth vehtes) është një metër për sekondë, shumë e shpejt në krahasim me rrymat oqeanike dhe në periferi ka “një valë me hap 40-cm.” Kohët e fundit, fenomeni i njohur ”El”Nino, i cila është një ngrohje anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor, është gjithashtu duke lëvizur drejt Atlantikut tropikal, duke shkaktuar anomalitë në klimën e Amazones dhe bregut perëndimor të Afrikës. Keto vitet e fundit ‘janë duke u zhvilluar ‘ ciklone vjetore” në brigjet e jugut te Brazilit, i cili shkaktoi e shkakton vdekje dhe përmbytje në shtetin brazilian e Santa Catarina.  Eddies gjithashtu mund të ndikojnë në navigacion mes veriut dhe jugut të Atlantikut. ”Nëse drejtuesit e anijeve i dine drejtimin e vorbullave – pretendon Jons -atehere ata mund te kursejne karburant duke përdorur në favor të tyre këtë rrjedhë jashtëzakonisht të shpejtë të tanishme te rrymave detare.

 

Shkencëtarët krijojnë një material të zi po aq sa vrimat në univers   

Nga të gjitha objektet e errëta në univers, vetëm vrimat e zeza janë aq të zeza sa as një rreze drite nuk mund reflektohet nga ato. Mirëpo shkencëtarët kanë krijuar një material që është po aq të zi. Pritet që ky material të ketë një përdorim të gjerë teknologjik. Një nga arsyet që teleksopët astronomikë ndërtohen në lartësi të mëdha në male dhe larg zonave të banuara, është për të shmangur dritën. Imazhe të galaksive që ndodhen miliona vite drite larg, janë aq të zbehta sa që edhe reflektimi brenda pareteve të zeza Brenda teleskopit optik mund të zvogëlojë cilësinë e tyre. “Nëse futet dritë ndërhyrëse brenda teleskopit, përshembull dritë nga objektet që nuk janë objekt i studimit, atëherë cilësia e imazhit nuk do të jetë aq i lartë.” Ben Jensen është shef i teknologjisë i firmës britanike Surrey Nanosystems, e cila pretendon që materiali i quajtur Vantablack thith 99.96 përqind të rrezatimit elektromagnetik, duke përfshirë gjithë dritën e perceptueshme nga syri, shkruan VoA. Vetëm vrimat e zeza thithin 100 përqind të kësaj drite. Vantablack përbëhet nga nanotuba, struktura tepër të imëta të krijuara nga organizimi i rregullti atomeve të karbonit të pastërt, që shpesh cilësohet si materiali i shekullit 21. Rrezet e dritës që godasin materialin Vantablack humbin në labirintin e nanotubave që janë të renditura në mënyre vertikale. Si rezultat drita nuk shihet, por shihet hapësira rreth nanutubave. “Pra nese e mendon si një fushë të gjatë, atëherë grimcat e dritës që futen në këtë hapësirë, përplasen përgjatë kësaj fushe të gjatë. Ato thithen nga materiali, dhe shumë pak nga ato reflektohen jashtë.” Inxhinjerët kanë arritur ta lidhin materialin e ri me lëndë të tjera, si për shembull tabakë alumini, gjë që ofron mundësinë për ta përdorur për veshjen e pareteve të instrumentëve optikë në satellite dhe pajisje të tjera shkencore. Mirëpo Vantablack mund të përdoret edhe në teknologjinë ushtarake të zbulimit, si për shembull në avionë ushtarakë, si këta avionë në Panairin Ajror Farnborough në Britani—duke i bërë këta avionë edhe më të vështirë për t’u kapur nga valët elektromagnetike

 

 Zbulohen gjurmët e kolonisë së parë në amerikë

Përdorimi i teknologjisë së avancuar të skanimit të tokës mund t’u ketë dhënë fund një prej mistereve më të mëdha dhe magjepsëse të historisë së botës së re, njofton “The Economist”. Bëhet fjalë për koloninë e parë angleze në Amerikë, koloni që u zhduk pa lënë gjurmë dhune nga pas dhe duke u hapur rrugën hipotezave të pafundme dhe legjendave letrare. Sipas shkencëtarëve, disa gjurmë janë shfaqur poshtë një fushe golfi në Karolinën e Veriut dhe gërmimet arkeologjike mund të nisin së shpejti. Kolonia Roanoke u themelua në vitin 1584 në ishullin me të njëjtin emër me 118 kolonë, përfshirë edhe vajzën e parë angleze të lindur në botën e re. Një hartë me ngjyra u krijua nga ekspedita për të përcaktuar vendin e themelimit të kolonisë, akt që përbën edhe shpalljen e autoritetit të mbretëreshës së Anglisë mbi tokën e re. Ekspedita udhëhiqej nga John Ëhite, i cili u kthye nga Kolonia për të marrë furnizime në Angli. Tre vjet më vonë, ai shkoi sërish në Roanoke së bashku me furnizimin, por gjeti fortesën fillestare të braktisur. Ai nuk zbuloi as trupa të vdekurish dhe as varre, duke i hapur rrugë aludimit se kolonët mund të qenë zhvendosur gjetkë. Përgjatë shekujve aludimet qenë të shumta, ndërsa asnjë informacion real nuk u zbuluan. Gjurmët e kolonisë janë bërë një atraksion i madh turistik. Enigma ka habitur edhe shumë shkencëtarë. Në vitin 2004, historianë dhe arkeologë themeluan një fondacion me emrin “Kolonia e Parë”, me synimin për të kërkuar në mënyrë më sistematike për fatin e të zhdukurve. Gjurma e parë u zbulua pikërisht në hartën e ekspeditës nga një sy i kujdesshëm, anëtari i fondacionit Brent Lane, një profesor biznesi në Universitetin e Karolinës së Veriut. Pasi zbuloi një shenjë, u kryen analizat e fushës përkatëse me rreze infra të kuqe, u zbuluan nën tokë objekte që mund të kenë lidhje me koloninë e zhdukur. Disa besojnë se kolonët e parë u përzien me popullatën vendëse dhe lanë trashëgimtarë që u zhdukën vetëm shekuj më vonë nga luftërat me indianët e Amerikës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency