Intervista e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në emisionin “Opinion” Zbardhet s’kema e protestave për “Korçën”. Basha: Qeveria po përgatitet për skenarë të ardhshëm

0
124

 

“Të henën në orën 14:00 të protestojmë, duke nisur nga ora 14:00 nga selia e PD-së drejtë Kryeministrisë”

basha-opinionKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita shqiptarë do të protestojë për fenomenin e blerjes së votave që u evidentua pak ditë më parë gjatë zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Korçës. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i PD-së, foli edhe për detajet e protestës që do të mbahet ditën e hënën para Kryeministrisë. Z. Basha tha se protesta e opozitës vjen si formë kundërshtimi e fenomenit të blerjes së votës dhe sensibilizimin e shoqërisë për qëndrimet e mbajtura nga mazhoranca në këto shtatë javë qeverisje.

Lidhur me këtë çështje, kreu i opozitës ngriti shqetësimin se mazhoranca aktuale po përgatitet që këtë skenar të evidentuar në Korçë, ta rikthejë edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore. Basha denoncoi ashpër qëndrimet e mazhorancës ndaj këtij fenomeni të evidentuar në Korçë, duke vënë theksin tek cënimi i rënë i demokracisë dhe i drejtës së votës.

TRAGJEDIA NË MINIERA

Humbja e 7 jetëve njerëzore në minierat e vendit një ditë më parë, solli edhe reagimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili në emër të PD-së dhe si kryebashkiak i Tiranës, i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. “Shtatë shqiptarë kanë humbur jetën sot (dje). Ia vlen që këtë emsion ta nisim me përkujtimin e 7 viktimave, 6 prej tyre në moshë të re që kanë humbur jetën në dy vende të ndryshme. Në emër të PD, të Bashkisë së Tiranës, I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve. Të gjithë e ndjejmë këtë dhimbje dhe se kjo humbje e jetës për 7 qytetarë, është një tragjedi. Në këtë moment të vështirë u gjendemi pranë si një familje e madhe, si shqiptar. Shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, – deklaroi z. Basha në nisje të intervistës së tij në “Opinion”.

PËR “KORÇËN”

Duke folur për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara këtë të dielë në qytetin e Korçë, kryetari i Partisë Demokratike, tha se të drejtat e opozitës dhe të shqiptarët nuk mund të blihen, çfarë do çmimi të vihet tha ai. Kjo që ka ndodhur në Korçë, – tha Basha, e kthen vlerën e demokracisë në 30 milion dollarë – çmim që s’duhet të ndodhë kurrë.

Sipas tij, nuk është detyra e opozitës të hetojë këto ngjarje, por është përgjegjësi e qeverisë dhe e ministrisë së Brendshme. Lidhur me këtë të fundit, Basha tha se kishte marrë pozicionin e kundërt në procesin në fjalë.

Përpos këtyre tha ai, sistemi demokratik gjen mekanizmat, ku media e lirë dokumentoi pamjet tronditëse që faktuan para shqiptarëve që shitblerja e votës ësthë ktheyer në sistem.

2 RRUGËT LIGJORE

Kreu i PD-së, Basha foli për rrugët ligjore që ka ndërmarrë opozita lidhur me skandalin e blerjes së votave në Korçë. Sipas tij, opozita ka ndjekur dy forma: “Së pari jemi përpjekur që nëpërmjet rrugës ligjore të sigurojmë transparecë ligjore, për këtë iu drejtuam prokurorisë për të nisur hetimet. Qartësuan që kjo për ne është e pamjaftueshme, ku të përfshihen financuesit dhe organizatorët e këtij rrjeti. Së dyti duke i drejtuar një kërkesë KQZ-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Korçë. Për sensibilizimin e opinionit pubilik kemi diskutuar në Kuvend”, – deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

PROTESTAT E OPOZITËS

Partia Demokratike pritet të protestojë para Kryeministrisë ditën e hënë më 11 nentor. Gjatë intervistës së djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protesta do të mbahet në orën 14:00 dhe itinerari i saj do të filloj nga selia e PD-së drejtë Kryeministrisë. Partia Demokratike tha ai, është në kontakt me qytetarët për të organizuar këtë protestë. Sipas z. Basha, kjo që ndodhi me zgjedhjet lokale në Korçë, është vrasje e demokracisë. “Prandaj kemi thirrur protestën tonë, kjo është çështje e çdo shqiptari, themelore e ekzistencës së çdo familje shqiptare”, – tha kreu i PD-së, Basha.

 

OPOZITA

“Ndodhi pas kësaj prandaj ndodhi prej kësaj. Nuk e zgjodhëm ne kohën e protestës na zgjodhi ne koha e protestës. Në këtë kuptim kjo çështje është tepër e rëndësishme për të shërbyer një butafori ndaj vizitës së Fules në vend. Boshit është në qoftë se këta bëjnë gjithçka për të penguar statusin dhe vetëm për rezultatin e zgjedhjeve e bllokuan statusin ne që nga momenti i parë i konstituimit të parlamentit jemi zotuar që do të bëjmë gjithçka që vendi të ecë përpara drejt integrimit. Opozita e re do të jetë vite drite larg opozitës së vjetër të Edi Ramës, Ai bllokoi për të bllokuar edhe vizita madje që nuk e arriti dhe së fundmi statusin që e arriti. Ne kemi kërkuar që statusi të mos pengohet. Së pari sepse ne jemi një forcë politikë koherente. Ne kemi dhënë kontributin tonë në mënyrë të pandërprerë për integrimin e vendit. Së dyti për fjalë për një rekomandim i cili është objektiv, madje në pikëpamjen tonë është i vonuar.  Këtu bëhet fjalë për qeverisjen e PD-së. Vendet fqinjë Maqedoni Serbia e kanë statusin prej kohësh dhe e kanë marrë në kushte edhe më të pafavorshme se Shqipëria. Më e rëndësishmja dhe ne si PD ndryshe nga Edi Rama besojmë se projektorët e BE-së mund dhe duhet të drejtohen më mirë nga problemet si k i Korçës kur Shqipëria e ka statusin. Dhe për të bërë një alegori Enver Hoxha e sundoi vendin duke e izoluar ne e shikojmë marrjen e statusit si një detyrim për qeverinë për shkeljet e mëdha që po bëhen”.

INTEGRIMI DHE REFLEKSIONI

“Në qoftë se progres raporte e BE janë diagonal më  besueshme e shtetit shqiptare atëherë unë po ju them që padyshim ka patur problem që janë evidentuar dhe të jesh i sigurt që nuk i ka zgjidhur të gjitha. Nuk mund të thuash kurrë që një gjë kaq e rëndë si kjo e Korçës ti vemi kundërpeshë. Ka dy mënyra: Për të mos qenë pasionat pas një çështje por kjo nuk të çon në bregun e duhur. Çështja tjetër është shumë e rëndësishme dhe unë si kryetar i PD-së e konsideroj mandatin tim përgjegjësi për një refleksion të plotë dhe një analizë të plotë në të cilën unë jo dhe as ti jo nuk mund të jemi një zë diktues por ata 42 mijë do vendosin. A është e drejtë që kur kemi një çështje si kjo që të shmangim vëmendjen me refleksionin?”

PALLATI NË VLORË

“Sot gjykata ka urdhëruar INUK-un dhe policin të largojnë rrethimin e paligjshëm. Këtu gjykata ka folur përfaqësuesit ligjor i kanë folur edhe përpara se të shkonte në gjykatë. Përmasa e kësaj kanë ndodhur edhe në vende të tjera dhe ne do të merremi me këtë. Ngjarja e Vlorës e kthen vëmendjen tek ekzistencializmi i votës s lirë tek demokracia. Fortesa jonë është shteti ligjor. Demokraci nuk mund të funksionojë pa shtetin ligjor dhe shteti ligjor pa demokraci është autoritarizëm pa fund. Ky rrezik vjen për fat të keq si një simptomë jo vetëm shqiptare por e çdo vendi me demokracie në konsolidim e sipër ku mazhorancat nuk i rezistoi dot tundimit për të ushtruar pushtetin përmes arbitrariteti. Kjo nis që në ditën e parë me gjuhën që kryeministri ram zgjodhi të përdoret,. Ditën kur pas 15 vjetësh në politikë ishte java e dhëndërimit të tij. Ai zgjodhi këtë gjuhë si shfaqje e një mentaliteti që e shikon opozitën si një armik. Qeverisja nisi si një fushatë kundër opozitës si dh vazhdoi kundër institucioneve të pavarura dhe deri në kërcënime fizike si në ILDKP ku znj.Xhuka u kërcënua fizikisht. Nisja u fushatës kundër shtetit ligjor është padyshim akti normativ për nëpunësin civil. Përmes një akti normativ u zhbën një ligj i miratuar me 3/5, kryekëput kundër kushtetutës. Neni 83/3 ndalon procedurën e përshpejtuar parlamentare për të ndërhyrë në ligjet me shumicë 3/5. Akti normativ është barre sepse me këtë akt nuk shkon fare në parlament, ky i fundit ose e voton ose e hedh poshtë. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për këtë çështje. Ligji e vendos 1 tetori me konsensus pas kërkesës së PS dhe u përcaktua se akte nënligjore bëhen tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe hynë në fuqi deri në 31 mars. Këto janë fakte dhe këtyre nuk mund ti ikësh. Një qeveri e cila shkelmon besimin mes palëve kaq lehtas dhe poshtëron parlamentin duke e trajtuar si një vulë bojë të akteve ligjore. Këta nuk e llogarisin fare opozitën dhe e cilësojnë si një pengesë të vogël dhe pasi bënë këtë atëherë nisën një nga një atentat ndaj shtetit ligjor”.

POLICIA

“Rama ka emëruar në krye të shtetit një militant të PS-së dhe ne thamë se të tërhiqet. E kërkuam në interpelancë me kryeministrin dhe nesër skadon afati dhe ai akoma si ka gjetur 10 minuta për opozitën. E çuam në prokurori me denoncimin se këtu kemi të bëmë me abuzim me detyrën. Ne si opozitë i kemi bërë të gjitha hapat institucionalë. Ka pezulluar të gjithë drejtoj  e krimit ekonomik me pretendimit se 2 prej 80 anëtar kanë dekonspiruar. Pasi ka bërë të gjitha këto ne kemi sot një situatë kur një polici është politizuar me një shpejtësi të madhe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency