Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, dëshmia në gjykatë: E vëzhguan për 6 muaj

0
90

Në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias, kanë dëshmuar pjesëtarët e stafit ku pinte kafen biznesmeni ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021.

Tre dëshmitarët kanë treguar se viktimën e njihnin pasi frekuentonte shpesh lokalin, i cili ishte lokalizuar pranë banesës së tij.

Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi bar-kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.

Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës. Sipas SPAK ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj.

Thëniet e dëshmitarëve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here