Gjiknuri pranon fenomenin e vjedhjes dhe blerjes së votës: Ka ndodhur, por…

0
131

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, është një ndër socialistët më të akuzuar për vjedhje votash që nga momenti kur u publikuan audio-përgjimet nga media gjermane “Bild” për vjedhjen e votave në zgjedhet e 2017-ës.

Teksa u pyet për vjedhjen e votave në emisionin “Top Talk”, Gjiknuri deklaroi se kjo ndodh dhe pretendon se nuk ka zgjidhje.

“Unë them që ka pasur akuza se nuk i kam provuar. Ka raste që pretendohet se thonë që do ju sigurojmë transportin dhe i dërgojnë të votojnë për ta. Ka ndodhur nga të gjitha partitë, nuk po e them që nuk ekzistojnë. Po them që nuk ka zgjidhje. Më thuaj një shoqëri ku nuk ndodh kjo. Ka fenomene të tilla dhe masat penale duhen forcuar”, theksoi bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here