Sali Berishën e largon vetëm vota!

0
156
Nga Miliaim NELA

SALI BERISHËN E LARGON VETËM VOTA!
MOS LEHNI KOT!

Të paparë Patronazhistët Mediatikë!

Thuajse të gjithë nga banaqet e shpifura të televizioneve që mbahen me para krimi kërkojnë largimin e Sali Berishës!

Dihet që halli ka qenë i madh që pronarët dhe përdoruesit e tyre mbajtën peng partinë më të madhe opozitare për gati 3 vjet!

Pengesa ishte Sali Berisha sepse ai ishte i pathyeshëm, pengesa e tyre opozitare e pakapërcyeshme prandaj jo rastësisht të gjitha bataretë janë kundër tij!

Ata e dinë se pa Sali Berishën PD-ja do ishte inegzistente! Do të vazhdonin luanin doçkash me Lulin siç luajtën 10 vjet me të e të cilin pasi e shtrydhën më në fund e hodhën!

Tani më se mbron askush!

Janë specialistë!

Vulën dhe simbolet i fituan demokratët – thotë Denis Dyrnjaja – një patronozhist i njohur! Sali Berisha është humbësi më i madh vazhdon ai.

Po mundohen me të gjitha mjetet të na e shesin vendimin e Apelit si integritet të drejtësisë kur në fakt është krejt ndryshe.

Nuk do ndalem tek arësyet e këtij vendimi pasi atë e kishte shpjeguar në mënyrë të shkëlqyer Ndricim Kulla në një shkrim që e lexova tek SYRI.net sot.

“Të hapë rrugë Sali Berisha” – është refreni i pandryshueshëm i llumit rilindas!

Ky refren është i njëllojtë e konstant që kur këtë kërkesë e bëri Aleksandar Vuçiç para zgjedhjeve të vitit 2021 por sidomos pas 9 shtatorit të po atij viti!

Të largohet Sali Berisha – thonë pa ju dridhur qerpiku!

Patronazhistë mediatikë apo të çfarëdo lloj llumi!

Akoma nuk e keni kuptuar se kjo nuk funksionon dot!

Kjo nuk ec ashtu siç nuk eci non-grata e DASH apo e Britanisē se Madhe!

Kjo nuk funksionon ashtu siç nuk funksionoi grushti në bulevard duke goditur një 78 vjeçar!

Kjo nuk funksionon siç nuk funksionoi burgosja e paprecedentë pa akuzë se në asnjë vend tjetër të planetit!

Nuk do funksionojnë as skemat dhe planet djallëzore që keni pergatitur edhe brenda PD-se, sepse PD është frymë.

Fryma nuk mbytet.

Vini Re!

Vëjeni vath në vesh;

Sali Berishën e largon vetëm VOTA e jo dëshirat tuaja!

PD do të mbijetojë edhe për shkak të urrejtjes dhe mllefit tuaj që vazhdon të derdhet njëlloj çdo ditë që nga data 13 dhjetor 1990!

Ajo do ringrihet e do ta shkërmoqë makinerinë tuaj të drogës e krimit!

Ju e ndihmuat PD-në duke i bërë asaj një shërbim të jashtëzakonshëm duke ja larguar pjesën e saj të kalbur Basha & Co.

Berisha, sigurisht do largohet një ditë por jo pa ju hedhur në tuç edhe njëherë!

Gjuani sa të mundni se veç më të fortë e bëni!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here