Info sport

0
151

 

new-ozilMesut Ozil ka sozi

Duket se teoria që të gjithë e kemi një klon diku në botë qenka e vërtetë. Dhe kjo i ka ndodhur njërit prej futbollistëve më të mirë në botë. Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman Ozil. Djali që i ngjan quhet Gonzalo Galvan. Djaloshi nuk ka asnjë lidhje me mesfushorin e Arsenalit, por ai ngjason shumë me Mesutin. Një televizion në Argjentinë, gjatë transmetimit të një emisioni për futbollistë të rinj, ka zbuluar 13-vjeçarin, i cili i ngjan shumë futbollistit. Videoja e postuar në “Youtube” ka marrë rreth 300 mijë klikime. Menjëherë kjo video u kthye në një sensacion për të gjithë që ishin kureshtarë të shikonin ngjashmërinë. Një ngjashmëri që të lë me gojë hapur. 13-vjeçari duhet të jetë i lumtur që i ngjan një personazhi të njohur dhe në të ardhmen edhe mund ta përdorë mirë këtë.

 

 Tifozët e Juventusit dështojnë

 Duket se gjërat mirë nuk shkojnë te Juventusi. Kjo, pasi pas barazimit të marrë me Realin, skuadra italiane rrezikon që të mbetet jashtë turit të dytë të Ligës së Kampioneve. Mirëpo duket se gjërat mirë nuk shkojnë edhe për tifozerinë që mbështet torinezët. Mbështetësit e Juventusit kanë dështuar me koreografinë e tyre, duke mos e arritur dot atë që kishin menduar të shfaqnin. Ideja ishte një zebër me syrin e artë, por ajo që pamë nuk ishte gjë tjetër, veçse një lëmsh ngjyrash bardhezi me diçka të artë në mes. Tifozët ngatërruan koreografinë, por lojtarët luajtën një lojë shumë të mirë, edhe pse nuk arritën që të merrnin rezultatin e dëshiruar. Kjo, pasi Bejl dhe Ronaldo u kujdesën që të mos i jepnin buzëqeshje skuadrës së Konte.

 

 

 Inzagi në planet e Barbarës

Duket se Barbara e ka hequr mendjen nga Patoja, pasi tashmë është një tjetër. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Milanit dhe trajnerin e të rinjve, Inzagi. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për histori dashurore, por për marrëdhënie pune. Në shkallët e stadiumit në ndeshjen mes Barcelonës dhe Milanit të zhvilluar në “Camp Nou”, ishte e pranishme edhe vajza e presidentit Berluskoni, e cila është fotografuar së bashku me Adriano Galianin. Sipas mediave italiane, dy krerët e kuqezinjve nuk kanë biseduar shumë njëri me tjetrin, ndërkohë që në stadium është parë edhe Pipo Inzagi. Duket se ish-sulmuesi i Milanit bën pjesë në planet e Barbarës për të marrë drejtimin e skuadrës, ndërkohë që në ndryshimet të cilat ajo i ka paralajmëruar në skuadrën e kuqezinjve, Galiani është më i rrezikuari.

 

Ronaldo dhuron bluzën, tifozët e refuzojnë

Gjithmonë Kristiano Ronaldo është lojtari më i urryer i skuadrave kundërshtare. Kjo, pasi portugezi shfaq në fushë një grintë dhe forcë që shumë pak lojtarë e shfaqin. Mirëpo të qenët i mirë dhe të ndëshkosh skuadrat kundër të cilave po luan gjithmonë hap probleme. Duke parë edhe temperamentin shpërthyes të lojtarit, shumë herë ai bëhet një lojtar që hap shumë polemika te tifozët. Edhe kësaj radhe madrileni nuk ka arritur që t’i shpëtojë kësaj gjëje. Në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Rajo Valekanos, Ronaldo godet me top një nga tifozet e skuadrës kundërshtare në kokë. Në fund të ndeshjes, në shenjë ndjese për goditjen, portugezi i dhuron tifozes së Rajos fanellën e tij. Tifozja u gëzua shumë për këtë veprim, por tifozët e tjerë që e rrethonin atë në shkallët e stadiumit, nuk e lejuan vajzën ta pranonte këtë dhuratë, duke e hedhur fanellën e sulmuesit të Realit të Madridit. Ronaldos iu rikthye fanella në dhomat e zhveshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency